5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Siguria në Kosovë, Osmani bisedon me zyrtarin e lartë të NATO-s në Bruksel

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot në Bruksel me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi angazhimet e përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë.

“Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

Takimi me zyrtarët e lartë të NATO-s vjen pak ditë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë.

Presidentja është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë kësaj vizite ajo është takuar edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Në takimin me këtë të fundit, presidentja Osmani ka “rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për një partneritet të ngushtë me Parlamentin Evropian, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për përparimin e integrimit të Kosovës në BE”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit