Njësia e Specializuar të KFOR-it ka mbajtur trajnim për kontrollin e trazirave dhe turmave.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të KFOR-it në Facebook.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/