1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SICILIA DHE SALERNO ISLAME…

Më të lexuarat

Myslimanët e kanë çliruar Sicilin në fillim të shekullit IX dhe atje kanë qenë gadi dy shekuj. Në atë kohë kultura e Salernës dhe Palermës (Sicili) ka paraqit një lloj të sintezës së kulturës islame, latine dhe greke. Vendi i parë në mes të këtyre kulturave pa dyshim i ka takuar kulturës islame, sepse përparësia e saj fetare, në shkencë dhe mjekësi ka qenë plotësisht i qartë. Kur Normanët i dëbuan myslimanët dhe e vendosën pushtetin e tyre, në ujdhesë, në Sicili ende egzistonte kultura islame. Normanët kanë përdorur njohurit e myslimanëve, veçanërisht Fredrik II i cili e ka njohur edhe gjuhën arabe. Është marë me filozofi, shkencë dhe politikë. Ka stimuluar të gjithë shkencëtarët pa marë parasysh përkatësin e tyre fetare.

Marrëdhënjet në mes të Afrikës Veriore, Sicilisë dhe Salernos kanë qenë të mira. Shkenca në Afrikën Veriore në atë kohë ka qenë në nivel të duhur. Ajo aspak nu ka ngec në krahasim me atë të arabëve të Lindjes. Hebrejtë në këto vende kanë qenë mjek, ndërsa më i njohuri në mes tyre ka qenë Is-hak ibn Sulejman Izraeli (ka vdekur më 932). Ai është rrit, dhe mësimet e para ka marrë në Egjypt, ndërsa pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Kajrevan. Në mes të nxënësve të tij më i miri ka qenë Ibn al-Xhazar, ndërsa prej mjekëve të njohur ka qenë Musa ibn Mejmun, mjeku personal i Saladinit I (Salahuddin Jusuf, 1138-1193, sultan egjiptian, themelus i dinastis së Ejubidëve, ka mposhtë ushtrinë e kryqzatave në Tiberijad, ka çliruar Sirin dhe Palestinën me Jerusalemin më 1187, kjo ka qenë shkak për luftën e III të kryqzatave).
Në mes te farmakologve më të njohur kanë qenë Mensur al-Herevi dhe Masavejh al-Mardini, ndërsa në mes të okulistve Ammar al-Mevsili dhe Ali ibn Isa. Ibn Ridvan al-Misiri është autor i njohur i komentit të veprës së Galenit “Ars medica” (On the medical art). Ibn Xhezela, gjithashtu ka shkruar disa vepra prej mjeksis. Këta autor po i përmendin nga fakti se veprat e tyre shumë herë janë përkthyer në gjuhën latine të cilat pa dyshim kanë ndikuar në renesansën evropiane në lëmin e mjekësisë.
Në Salerno ka ekzistuar qendra shkencore në të cilën veprat greke në mënyrë të drejpërdrejt janë përkthyer në gjuhën latine, por ky aktivitet në Salerno nuk ka aritë të ngjallë shkencën greke për shkak se popujt latin nuk ishin të përgaditur për këtë.
Në Afrikën Veriore ka ekzistuar qendra shkencore në të cilën veprat islame nga mjekësia janë përkthyer në gjuhën hebreje. Me gjasë janë përkthyer në këtë gjuhë për shkak të ekzistimit të një numri të madh të hebrejve të cilët kanë jetuar aty, ose për shkak të interesimit të tyre për mjekësi, ose për shkak të përkthimit të lehtë prej gjuhës arabe në atë hebreje, ndërsa përkthimin direkt prej gjuhës arabe në ate latine apo përmes gjuhës hebreje ka bërë grupi i përkthysve. Çdo njëri prej tyre ka punuar në atë lëmi për të cilën ka pas afinitet apo prirje.
Është befasi historike që në krye të kësaj veprimtarie përkthyese, e cila është shumë e rëndësishme për historinë e shkencës dhe mjekësinë, ka qenë njeriu i cili sipas kvalifikacionit nuk ka qenë i aft për një punë të tillë. Ai njeri ka qenë Afrikani Konstantin. Është argumentuar në kohë të fundit që Konstantini shumë pak e ka njohur gjuhën arabe dhe gjithashtu njohja e tij e gjuhës latine dhe mjekësisë, ka qenë mjaft e dobët. Është për tu befasuar që një njeri i tillë të jetë iniciator i një lëvizjeje të tillë për njohjen e Perendimit me shkencën islame përmes përkthimeve latine. Gjithashtu është për tu befasuar që një njeri i tillë të jetë në krye të lëvizjes përkthyese në Salerno. Me gjasë ai në gjithë këtë është ndihmuar nga ata të cilët më mirë se ai kan njohur gjuhën arabe, hebreje dhe latine, si dhe me ata të cilët më mirë se ai e kanë njohur mjekësinë.
Pa dyshim atë që ka bërë Afrikani Konstantin (1020-1087), ka qenë punë e madhe, pa marë parasyshë kvalifikimet e tia. Në gjuhën latine ai, në mes tjerash, ka përkthyer edhe veprën e Ali ibn Abbas al Mexhusit “Kitabu-l-Maliki” dhe në përkthim ka emërtuar “Liber regius”. Kjo vepër prap është përkthyer në latinishte më 1247, çka do të thotë se përkthimi i Konstantinit nuk ka qenë në nivel të duhur. Perkthyesi ka qenë Stevani prej Antihonit, njëri prej pjesëmarësve në luftërat e kryqzatave.
Më kujtohet një hulumtues që më ka thënë se popujt latin mjekësin greke e kanë njohur në “mjegull” të mjekësisë arabe. Mirëpo, faktet flasin që mjekësia greke ka qenë e rethuar me mjegull. Popujt latin nuk kanë mundur ta njohin, sepse ka qenë mjaftë e paqart, si dhe vet ata për diç të tillë nuk kan qenë të përgaditur, as që kanë pasur dituri paraprake nga mjekësia.
Popujt latin kanë pas dobi të madhe prej lëvizjes përkthyese në Sicili dhe Salerno. Ndikimi i myslimanve në renesansën evropiane përmes Sicilisë dhe Salernos ka qenë më i madh se sa gjatë luftrave të kryqzatave. Ai ka arritur kulminacionin e vet në Spanjë gjatë qëndrimit të myslimanve në këtë siujdhesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit