1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Si zhvillohen zgjedhjet presidenciale në SHBA?

Më të lexuarat

Zgjedhja e presidentit të SHBA-së kryhet me votim universal indirekt.

Amerikanët do të zgjedhin në fakt më 6 nëntor një grup kolegjesh zgjedhore, të përmbledhur në një ”Kolegj zgjedhor”.

Ky Kolegj, krijuar nga amendamenti i 12-të në Kushtetutën e vitit 1804, numëron 538 anëtarë që do të zgjedhin presidentin dhe zëvendëspresidentin. Fituesit e zgjedhjeve presidenciale, qoftë demokrati Barack Obama dhe Joe Biden, apo republikani Mitt Romney dhe Paul Ryan, do të jenë ata që do të marrin maxhorancën absolute prej 270 votash.

Çdo shtet është i përfaqësuar nga kolegjet zgjedhore, të barabartë në numër me numrin e senatorëve dhe zyrtarëve të zgjedhur, që i përfaqësojnë në Kongres.

Distrikti i Kolumbias, që përfshin kryeqytetin, Uashingtonin, nuk ka asnjë përfaqësues të pajisur me një të drejtë vote në Kongres, por numëron tre kolegje zgjedhore.

Shteti më i populluar i SHBA-së, Kalifornia numëron 55 kolegje zgjedhore. Teksasi 38 kolegje zgjedhore, Florida 29 kolegje zgjedhore.

Shtetet më pak të populluara kanë të paktën tre kolegje zgjedhore.

Në rast barazimi, është Dhoma e re e përfaqësuesve, zgjedhur në po të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale, që zgjedh presidentin e ardhshëm. Senati zgjedh në këtë rast zëvendëspresidentin.

Me këtë sistem, është e mundur zgjedhja e presidentit pa marrë maxhorancën absolute nga votat e popullit. Kjo është ajo që ndodhi në vitin 2000, por gjithashtu dhe tre herë të tjera më parë në historinë e SHBA-së.

Kjo anomali është e mundur sepse në pothuajse të gjitha shtetet, me përjashtim të Maine dhe Nebraskas, që inspirojnë një dozë proporcianale, kandidati që merr më shumë vota përfaqësohet nga të gjithë kolegjet zgjedhore të këtij shteti në Kolegjin zgjedhor.

Kështu, në Kaliforni, do të mjaftonte për një kandidat të merrte një votë më shumë se kundërshtari për të ruajtur 55 kolegjet zgjedhore me një goditje.

Për shkak të këtij sistemi, Obama dhe Romney favorizojnë 10 shtete kyçe nga 50 duke përfshirë Ohion, Floridan, Iowa dhe Koloradon, të pranueshme për të kaluar nga një kamp në tjetrin dhe për të vendosur gjithashtu për zgjedhjet.

Kolegjet zgjedhore, shpeshherë të zgjedhurit lokalë, mblidhen në kryeqytetin e çdo shteti për të zgjedhur presidentin dhe zëvendëspresidentin, të hënën e parë, që pasohet nga e mërkura e dytë e dhjetorit, më 17 dhjetor.

Çuditërisht, asgjë nuk detyron kolegjet zgjedhore të respektojnë votën popullore. Rreth 700 propozime amendamentesh që parashikojnë modifikimin apo heqjen e kolegjit zgjedhor për vendosjen e një votimi universal të drejtpërdrejtë janë dorëzuar në Kongres gjatë 200 viteve të fundit.

Presidenti i zgjedhur, si Obama apo Romeny do të bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së dhe do të bëjë betimin më 20 janar./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit