11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Boingo sjell aplikacionin për Wi-Fi të sigurtë

Më të lexuarat

Disa prej nesh kanë të dhëna apo materiale të rëndësishme në laptop dhe ky motiv mund të na bëjë ta mendojmë mirë opsionin e lidhjes me një Wi-Fi publik.

Për këtë arsye, Boingo (një nga ofruesit më të mëdhenj të Wi-Fi spots në të gjithë botën) ka zhvilluar një aplikacion sipas të cilit, rrjetet publike që lidhen me pajisjet tona mund të kthehen në rrjete të sigurta.
Kjo mënyrë mund të realizohet përmes lidhjes së Boingo VPN(virtual private network) nga iOS në aplikacionin Wi-Finder në Macs apo Windows.
Opsioni u jep mundësi përdoruesve të krijojnë një lidhje të enkriptuar, duke mënjanuar mundësinë që dikush tjetër diku aty afër të ndërhyjë dhe të kontrollojë nëpër skedarët e tyre.
VPN-ja përdor një llogari Boingo ndërsa për ata që janë përdorues të Boingo Wi-Fi, shërbimi është pa pagesë./CIO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit