1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Si vozitet vetura me goma dimerore

Më të lexuarat

T’i japësh veturës me goma dimërore ju garanton një siguri maksimale. Zgjidhja më e mirë është të modifikoni të katërta gomat e veturës, me produkte të së njëjtës markë. Po si t’i jepni veturës me këto goma?

Ja sesi:

1.Gjëja e parë që duhet pasur parasysh është të kujtoni t’i rrotulloni me rregullsi çdo 10 mijë kilometra të kryera. Gjithashtu është e nevojshme të kontrolloni vazhdimisht përdorimin dhe gjendjen e presionit.
2.Gjithashtu duhet të keni kujdes edhe limitet e shpejtësisë, sepse aderenca me terrenin kur rruga është e lagur, nuk është e mbajtur shumë mirë. Prandaj këshillohet frenim në mënyrë të përmbajtur, në mënyrë që të mos humbni aderencën. Një rast i veçantë është ai ku rrotat bllokohen e s’lëvizin. Këtu është mirë të mos frenohet, por të lëshoni ngadalësisht këmbën nga frena.
3.Drejtimi i veturës në rrugën e lagësht, ose të akullt, s’është aspak e lehtë. Nuk duhet të kryeni veprime në shpejtësi e sipër. Ndonëse, gomat dimërore janë të njohura për aftësinë e tyre elastike dhe aderencën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit