4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si votuan qytetarët në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës

Më të lexuarat

Në Prishtinë janë numëruar më shumë se 35,22 për qind të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në këtë pikë prinë para Lidhjes Demokratike të Kosovës, me një diferencë prej 700 votash. VV-ja ka 35,31 për qind, ndërsa LDK-ja 33,46 për qind. Në Prishtinë, PDK-ja ka marrë 14,86 për qind.

Në Mitrovicë, kur janë numëruar më shumë se 60 për qind të votave, PDK-ja prin me 34,33 për qind, e pas saj me 100 vota më pak renditet Vetëvendosje, e që me përqindje del 33.74 për qind.

Në Pejë prinë LDK-ja me 31,14 për qind të votave, e ndjekur nga koalicioni AAK-PSD, me 28,15 për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje atje është e treta me 22,22 për qind, ndërsa PDK-ja ka mbetur me vota njëshifrore, 9,26 për qind. Në këtë qytet janë numëruar rreth 48 për qind të votave.

Në Gjakovë prin koalicioni AAK-PSD, me 36,93 për qind të votave, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje me 29,80 për qind të votave. LDK-ja atje është e treta me 17,93 për qind të votave, derisa PDK-ja edhe në këtë qytet është në shifrën nën 10 për qind. Në Gjakovë janë numëruar 38,73 për qind.

Në Prizren, janë numëruar 31,53 për qind të votave, e me to prin Lëvizja Vetëvendosje me 25 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22,95 për qind të votave. LDK-ja ka 19,10 për qind të votave.

Në Gjilan janë numëruar më shumë se gjysma e votave (53,49 për qind), dhe në këtë qytet me këtë numërim prin Lëvizja Vetëvendosje me 39,80 për qind. E ndjekur nga LDK-ja që ka rreth 3 mijë vota më pak, ose 27,54 për qind të votave.

Vetëvendosje është e para edhe në Ferizaj, ku janë numëruar 72,11 për qind, ndërsa ka marrë 34,07 për qind të votave, ndërsa PDK-ja është e dyta me 25,32 për qind të votave. LDK-ja është e treta me 24,59 për qind të votave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit