1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si u ngjit molla në pemë?

Më të lexuarat

Nga: Umer Shemsudin

Si u ngjit molla në pemë?

Kur molla ra nga pema, zgjoi kureshtjen e dikujt, i cili më vonë na solli ligjin e gravitetit.
Por para kësaj, shtrohet një pyetje e rëndësishme: Vallë, si u ngjit molla në pemë?
Le ta fillojmë historinë tonë që nga fara.
Ajo është energji potenciale dhe një kompleks perceptimesh rreth një realitetit të ardhshëm. Kjo farë, ruan të gjithë elementët që i nevojiten, si dhe aftësinë për të ndërvepruar me mjedisin e përshtatshëm në momentin e duhur. Kështu, ajo transformohet nga thjesht një energji, në një realitet të prekshëm. Të gjithë imazhet dhe informacionet e depozituara rreth trungut, degëve, luleve dhe frutave ajo i mishëron dhe i trupëzon.
Ajo ndërvepron me kushtet mjedisore, me dheun, ujin, diellin dhe ajrin me qëllim që rrënjët ti lëshojë thellë në tokë, sakaq degët ti lartësojë lart në qiell. Ajo e shfrytëzoi aktualitetin përkatës, madje e pasuroi, duke realizuar objektivin e saj, prodhimin e frutave të freskët të mollës. Kështu, ajo përveç shijes, u jep krijesave përreth bukurinë, shpresën dhe energjinë.
Mandej, molla ra sërish nga pema. Por, përfundoi në ciklin jetësor të një qenie tjetër, apo penetroi në dheun e tokës rishtazi. E ajo sërish la pas çelësin e ngjitjes rishtazi në pemë. Ajo la pas farërat e saj, ku janë magazinuar energjitë dhe eksperiencat, jo për të na dhënë një kokërr mollë të ngjashme me veten, por për të na dhuruar një pemë të tërë molle.
Kjo mollë e cila hoqi të zitë e ullirit derisa u ngjit në pemë, duke kaluar në disa cikle, gati sa se pyet njeriun: “Si është e mundur që vuan urie, ndërkohë që për çdo kokërr molle që bie, fiton një pemë të tërë?!”
Përse nuk i mbjell idetë dhe perceptimet e tua në tokën e aktualitetit, për ti dhënë botës hijeshi dhe dobi?!
Fara e cila u shndërrua në pemë, nuk ka më shumë energji dhe kapacitete sesa mendja jote.
Pema e cila prodhoi frytin, nuk është më e fuqishme sesa trupi yt.
Fryti i cili u ngjit rishtazi në pemë, nuk është më mendjemprehtë sesa ti. Molla,  bie për shkak të forcës së gravitetit dhe ngjitet për shkak të forcës gravitacionale të tërheqjes.
E njëjta gjë vlen dhe për idetë, të cilat nëse tërhiqen bien, e nëse shtyhen dhe stimulohen zhvillohen dhe shumohen.
Çdo ide që ofrohet, përbën një farë dhe kur ajo kultivohet, na jep një pemë vlerash dhe dobish.
 

Rating: 4.0 of 5. 2 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit