-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si u manipulua G7 për zjarret në Amazonë

Më të lexuarat

Politico Evropë, gazeta amerikane e cila mbulon Evropën, ka botuar sot një artikull sqarues mbi të vërtetën e zjarreve në Amazonë.

Artikulli “Si samiti i G7 ra pre e mashtrimit me zjarret në Amazonë” sqaron se çdo gjë nisi prej një keqkuptimi të ngritur nga histeria për zjarret atje.

Twitteri i Presidentit francez Emmanuel Macron, përprara Samit të G7 se “Pylli i shiut i Amazonës — mushkëria e cila prodhon 20 përqind të oksigjenit të planetit tonë po digjet” dhe se zjarret në Amazonë janë “krizë ndërkombëtare” — ishte thellësisht keqinformues dhe keq drejtues.

Pas tij, aktorë dhe personazhe të famshëm të botës së artit filluan të publikonin në rrjete sociale foto nga zjarret në Amazonë, foto të cilat i përkisnin viteve të mëparshme dhe jo zjarreve të këtij viti.

Mediat si NBC, CNN botuan lajme alarmuese për zjarret në Amazonë. CNN bototi një artikull të gjatë me titullin “një ferr në Amazon, dy të tretat e të cilës ndoden në Brazil, kërcënojnë ekosistemin dhe kanë efekte në të gjithë globin.”

Ndërsa metereologë të ndryshëm i quajtën këto zjarre si “të paprecedentë në 20 mijë vitet e fundit.”

Pas histerisë së krijuar, të bazuar jo në fakte të vërteta, Makron i ktheu zjarret në Amazonë në temën kryesore të diskutimit të G7.

Por sipas New York Times, agjencia brazialiane e identifikimit të zjarreve përmes pamjeve satelitore, ka gjetur se ky vit ka pasur numrin më të lartë të zjarreve të shënuara që prej vitit 2010. Përpara vitit 2010, numri i zjarreve ishte disa herë më i lartë.

Zjarret nuk janë rezultat spontan i ngrohjes globale. Drejtori i programit të grupit Amazon Watch tha për CNN, “pjesa më e madhe e këtyre zjarreve janë të shkaktuara nga njerëzit”, duke theksuar se nuk është e lehtë për të kapur zjarret në pyjet masive edhe gjatë thatësirës.

Gazeta The Times raporton se “zjarret natyrore janë të rralla në Amazonë dhe pjesa më e madhe e tyre janë të shkaktuara nga fermerët të cilët përgatisin tokën për të mbjedhat e vitit të ri. Pjesa më e madhe e tyre janë venë për të pastruar tokën nga pemët dhe për të përdorur atë për agrikulturë”.

Madje as deklarata se shpyllëzimi i Amazonës po del jashtë kontrollit nuk është e vërtetë. Shpyllëzimi u ul në vitet 2000, me 70 përqind nga viti 2004 deri në vitin 2012.

Gjithashtu edhe deklarata se Amazona ëshët përgjegjëse për 20 përqind të oksigjenit të prodhuar në glob është e bazuar në një keqkuptim të madh se si atmosfera merr oksigjenin e saj.

Nëse neve na nevojiten pemët për të ruajtuar habitatin e planetit, ne duhet të ndjekim trendet e tanishme. Vitin e kaluar një studim i publikuar në gazetën Nature gjeti se në 2016 ka rreth 1,6 milionë kilometra katorë më shumë pemë se sa në vitin 1982, dhe SHBA-të dhe Kina kryesojnë.

Pra, me fjalë të tjera e vërteta është tërësisht ndryshe nga ajo çfarë ka ndodhur javët e fundit. Por mbrojtësit e zjarrtë të ndryshimeve klimaterike nuk e duan shkencën, pavarësisht se si është e vërteta; ata duan dramë dhe imazhe goditëse, duke menduar se kështu do të rrisin veprimin në mbrojtje të natyrës më shumë se sa do të shkaktojë shkenca.

– Përkthyer me shkurtime nga Exit.al.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit