1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Si u ekzekutua presidenti i Haitit, vriten disa nga atentatorët, vijon lufta në kryeqytet

Më të lexuarat

Katër persona të dyshuar për vrasjen e Presidentit të Haitit Jovenel Moise janë vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë. Ndërsa dy persona janë arrestuar, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për kapjen e disa të dyshuarve të tjerë në kryeqytetin e vendit Port-au-Prince, shkruan BBC.

“Ata do të vriten ose do të kapen së shpejti”, tha shefi i policisë Leon Charles.

Moise, 53 vjeç, u qëllua për vdekje dhe gruaja e tij u plagos kur disa të armatosur sulmuan shtëpinë e tyre të mërkurën. Presidenti u qëllua me plumba të shumtë ndërsa atentatorët plaçkitën zyrën dhe dhomën e tij të gjumit.  Zonja e Parë Martine Moise është dërguar në Florida, ku thuhet se është në gjendje kritike për jetën, raporton abcnews.al

“Katër  persona janë vrarë dhe dy  janë arrestuar,” tha Charles në një deklaratë të mërkurën. “Tre policë që u morën peng ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”

“Ne arrestuam të dyshuarit ndërsa ata po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i krimit,” shtoi ai.

Në një deklaratë pas vrasjes së presidentit, kryeministri  Klod Jozef bëri thirrje për qetësi dhe shpalli  gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.  Presidenti i SHBA-së  Joe Biden i shprehu ngushëllimet popullit të Haitit për “vrasjen e tmerrshme”.

Kryeministri britanik Boris Johnson e cilësoi vrasjen “akt të neveritshëm” dhe gjithashtu bëri thirrje për qetësi. Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili  do të mbajë një takim me dyer të mbyllura mbi vrasjen tha u bëri ” thirrje të gjithë politikanëve në Haiti të përmbahen nga çdo akt dhune “.

Çfarë dimë për sulmin?

Vrasësit e armatosur mësynë në shtëpinë e çiftit në Port-au-Prince rreth orës 01:00. Joseph tha se sulmuesit  flisnin anglisht dhe spanjisht.  Ndërkohë gjuhët zyrtare të Haitit janë kreolisht dhe frëngjisht.

Magjistrati Carl Henry Destin tha për gazetën Nouvelliste se trupi i Mo Mrse  ishte qëlluar me 12  plumba, në ballë, gjoks, ijë dhe bark.

“Zyra dhe dhoma e gjumit e Presidentit u plaçkitën. Ne e gjetëm presidentin  të shtrirë me shpinë. Ai ishte i veshur me pantallona blu, një këmishë të bardhë që tashmë ishte e lyer me gjak, goja e tij ishte e  hapur, dhe syrin e majtë e kishte të nxjerrë jashtë,” sipas një gazete.

Destin shtoi se vajza e çiftit, Jomarlie, kishte mbijetuar duke u fshehur në dhomën e vëllait të saj, ndërsa dy anëtarët e stafit të shtëpisë u lidhën nga sulmuesit. Askush përveç presidentit dhe zonjës së parë nuk u qëllua.

Në një video të publikuar pas sulmit, shihen disa  burra të armatosur rëndë, të veshur me të zeza jashtë rezidencës, duke bërtitur në anglisht: “Operacionet e DEA-S, të gjithë të qëndrojnë pa lëvizur.

Ambasadori i Haitit në SHBA, Bocchit Edmond, tha se nuk ekzistonte mundësia që  agjentët amerikanë të drogës të kishin kryer sulmin. Ai tha se sulmi është  punë e “mercenarëve profesionistë”, të cilët janë maskuar si agjentë, raporton abcnews.al

Kush do të marrë kontrollin e vendit?

Joseph tha se “janë marrë të gjitha masat dhe se demokracia dhe republika do të triumfojnë”. Kryeministri i ri, Ariel Henry, u emërua nga Moise vetëm këtë javë, por ende nuk ka marrë detyrën.

Në një seri intervistash në media, Henry pohoi se ai ishte ende kryeministër dhe tha se po zgjidhte kabinetin e tij. Ai tha se nuk kishte asnjë konflikt me Joseph, megjithëse nuk ishte dakord me gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri thirrje për dialog.

Sipas kushtetutës së  Haitit se kryetari i Gjykatës së Lartë duhet të jetë në krye të vendit deri në zgjedhjen e presidentit. Sidoqoftë, Shefi i Drejtësisë René Sylvestre vdiq nga Covid-19 disa javë më parë.

SHBA-ja beson së këtë vit do të zhvillohen zgjedhjet, duke sjellë kështu një transferim paqësor të pushtetit.

Periudha e Jovenel Moise në detyrë ishte e vështirë, pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe me demonstrata të shumta në kryeqytet dhe qytete të tjera në fillim të këtij viti. Zgjedhjet parlamentare duhet të ishin mbajtur në tetor 2019, por për shkak të  mosmarrëveshjeve u shtynë.

Në shkurt të këtij viti, në ditën kur opozita kërkoi që ai të largohej nga posti që Moise tha se  kishte dështuar përpjekja për ta vrarë  dhe për të përmbysur qeverinë. Haiti gjithashtu është përballur me një valë të dhunës dhe rrëmbimeve të bandave, veçanërisht në kryeqytet.

Jetesa në Haiti

Përkeqësimi i standardit të jetesës në vendin me 11 milion banorë  ka rritur me  60% varfërinë. Një tërmet në 2010  shkaktoi më shumë 200,000 viktima dhe shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturë dhe ekonomi.

Në vitin 2014, një forcë paqeruajtëse e OKB-së ndihmoi në stabilizimin e vendit dhe u tërhoq në 2017, por trazirat janë shumë larg fundit. s.ba/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit