-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si t’i shtini lakrat turshi: Receta për fillestarët!

Më të lexuarat

Pjesë e pashmangshme e çdo turshie janë lakrat.

Përzieni rrënjë karote, panxhar të kuq, rrepan, kripë. Lakrat lërini të qëndrojnë 2-3 ditë.

Pastroni nga fletët e jashtme dhe nga rrënjët dhe lani mirë. Në vend të rrënjës së nxjerrë qitni kripë, rendisni lakrat e plota në fuçi me rrënjët lart.
Midis lakrave të plota vendosni lakrat e ndara përgjysmë ose katërpjesëshe, rrënjë karote, panxhar të zier apo rrepan.

Shtypni me dërrasë apo me gurë. Qitni ujë të ftohtë.

Mbuloni me leckë të pastër apo me kapak.

Toçiteni (me gyp nxirreni ujin dhe kthejeni prapa në fuçi) në fillim dy herë në javë dhe më vonë një herë në javë derisa të “vijnë” (të tharben).

Vërejtje: Për 50 kg lakra nevojiten rreth 800 g kripë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit