1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si ti ruajmë fëmijët nga devijimi?

Më të lexuarat

Nuk mund ta ruan njeriu fëmijën e vet në këto kohëra të vështira pa i pas parasysh disa shkaqe dhe mënyra, prej tyre janë edhe këto:

1- Zgjedh një grua të devotshme.
“Zgjidh atë që ka fe të lumshin duart”(Buhariu dhe Muslimi), thoshte Pejgamberi, ﷺ.
Mos dhënia rëndësi të madhe përzgjedhjes së gruas ndikon negativisht në jetën e njerëzimit në përgjithësi dhe në jetën bashkëshortore në veçanti.
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
Katër gjëra i japin lumturi njeriut: gruaja e mirë (e devotshme), vendbanimi i gjerë, fqinji i mirë dhe mjeti bartës i rehatshëm.
Katër gjëra i shkaktojnë vuajtje njeriut: fqinji i keq, gruaja e keqe, vendbanimi i ngushtë dhe mjeti bartës i keq. Hadithi ështpë sahih, e transmeton Ibën Hibani, 6/172.

2- Përmend Emrin e Allahut edhe në fillimi, para se të fillosh me marrëdhëniet intime.
Shejtani mundohet të merr pjesë në çdo vepër të njeriut, madje edhe në marrëdhëniet e tija intime me gruan e vet, e kur njeriu e përmend Allahun ai largohet dhe nuk mund të merr pjesë në këtë vepër të tij.
Lutja pejgamberike është:
Bismilah! O Allah na largo shejtanin dhe largo shejtanin nga ajo që na furnizon.
Nëse nga kjo marrëdhënie del ndonjë fëmijë nuk e dëmton aspak shejtani atë. (Buhariu dhe Muslimi).

3- Thirre ezanin në veshin e fëmijë së posalindur.
Pejgamberi, ﷺ, thirri ezanin në veshin e hasa ibën Aliut kur e lindi Fatimeja, radijallahu anha, siç është e regjistruar te Ima Tirmidhiu dhe e ka gjykuar si të saktë.
Imam IbënKajimi, rahimehullah, thotë:
“Ezani ka një ndikim të çuditshëm tek fëmija dhe është siguri nga shejtani, ashtu sikurse është siguri edhe lutja para marrëdhënieve intime”. (Aunul-Ma’bud, në sqarimet shtesë, 9/14.

4- Emërtimi me emra të mirë, pasi që emri i mirë ndikon në karakterin e fëmijës.
Imam IbënKajimi thotë: “Kapitulli i nëntë: ndërlidhja e emrit me të emëruarin. Më parë sollëm argumente që e vërtetojnë këtë konstatim edhe atë në disa aspekte. Njëri prej atyre argumenteve është edhe fjala e Seid ibën Musejibit: ka mbetur akoma ajo vrazhdësi tek ne që nga momenti kur u emërtua gjyshi ynë: i vrazhdë… Pastaj thotë: rrallë gjen që dikush të ketë emër të keq, e të mos jetë edhe vet i keq”. Tuhfetul-Meudud bi Ahkamil-Meulud, fq. 146.
Emrat më të mirë janë Abdullah dhe Abdurahman, siç ka thënë Pejgamberi, ﷺ. Muslimi, nr. 2132.
Të emërtojë fëmiun me emrin e babës apo nënës është sunet, sepse kur i lindi Pejgamberit, ﷺ, djali tha: e quajta Ibrahim, sikur emri i babait tim, Ibrahimit, alejhisselam. (Muslimi, nr. 2315).

5- Edukimi i fëmijës në veçoritë e fitrah-s (natyralitetit).
Besimi monoteist, simbolet e islamit, kultura dhe bontoni, forcimi i lidhjes së tij me Zotin, mbajtja e tij në natyrën e pastër islame, mbrojtja nga devijimi dhe ndryshimi.
Pejgamberi, ﷺ thotë: Çdo fëmijë lindë në natyrën e pastër (fitrah), e prindërit e bëjnë çifut, krishter apo zjarputist. (Buhariu dhe Muslimi).
6- Lidhe zemrën e fëmijës me namaz dhe insisto që të kujdesen ata për këtë adhurim të madh.
Nga momenti që lind fëmija dhe fillon të rritet e të arrijë moshën shtatë vjeçare prindërit duhet të krijojnë një parzmore të çelikt e cila do ti ruajë atë nga çdo fëlliqësirë dhe lajthitje. Namazi është ai që i ofron njeriut këtë mbrojtje të fuqishme karshi epsheve dhe pasioneve të ndryshme që do ti paraqiten vazhdimisht duke u rritur.
Allahu, Fuqiplotë, thotë:
{وَأَقِمِ الصَّلَاةَ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ} [العنكبوت: 45].
“Fale namazin, se me të vërtetë namazi largon nga imoraliteti dhe veprat e këqija”. (el-Ankebut: 45).
Kurse Pejgamberi, ﷺ, thotë:
« مروا أولادكم بالصلاة وهم أبناء سبع سنين واضربوهم عليها وهم أبناء عشر سنين وفرقوا بينهم في المضاجع»
“Urdhëroni fëmijët për namaz kur ti bëjnë shtatë vjet, rrihni për te kur ti bëjnë dhjetë vjet dhe ndani ata në shtrat”. (Ahmedi dhe Ebu Davudi, hadithi është i saktë).
Edukimi i tyre që të kujdesen për namaz nuk domethënë që vetëm tu tregojmë kohën kur hyn namazi por duhet tu mësojmë rregullat e abdestit, shtyllat dhe kushtet e tij, rregullat e namazit dhe shtyllat edhe kushtet e tij, rëndësinë që ka në jetën e njeriut, përfitimet nga ky adhurim, me qëllim që ta nderon e respekton këtë adhurim, ta kryen me përsosmëri dhe devotshmëri.

7- Lutu për ta vazhdimisht që Allahu t’i bëjë të mirë dhe të përqendruar në fe e assesi të mos lutet kundër tyre.
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
«لا تدعوا على أنفسكم ولا تدعوا على أولادكم لا توافقوا من الله ساعة يسأل فيها عطاء فيستجيب لكم» رواه مسلم.
“Mos u lutni kundër vetes e as kundër fëmijëve tuaj, sepse mund të qëlloni kohën kur nëse kërkoni prej Allahut ndonjë gjë, Ai u përgjigjet”. (Muslimi).

8- Kur të rriten fëmijët duhet të jemi të vetëdijshëm se e kemi detyrë të ruajmë ata nga helmet e shoqërisë përreth.
Kujdesu që ti zgjedhësh fëmijës shoqëri të mirë, miq të mirë, sepse njeriu ndikohet nga rrethi dhe njeriu me të cilin jeton njeriu, ndikohet në mendimet dhe në ndërtimin e karakterit të tij, porse ndikohet edhe në jetën e ahiretit.
{وَيَوْمَ يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَى يَدَيْهِ يَقُولُ يَالَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلًا (27) يَاوَيْلَتَا لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلَانًا خَلِيلًا (28) لَقَدْ أَضَلَّنِي عَنِ الذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَاءَنِي وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِلْإِنْسَانِ خَذُولًا} [الفرقان: 27 – 29].
“Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!”
O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar”. (El-Furkan: 27-29).
{الْأَخِلَّاءُ يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ} [الزخرف: 67]
“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. (Ez-Zuhruf: 67).
Allahu i Madhërishëm e tregon keqardhjen e banorëve të xhehenemit nga shoqërimi me njerëz të këqij:
{فَمَا لَنَا مِنْ شَافِعِينَ (100) وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٍ} [الشعراء: 100، 101]
“E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues). Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë”. (esh-Shuara: 100-101).
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
(مثل الجليس الصالح ومثل جليس السوء كحامل المسك ونافخ الكير).
“Shembulli i shokut të mirë dhe shembulli i shokut të keq është si shembulli i bartësit të myshkut dhe fryrësit në calik (farkëtarit)”. (Buhariu dhe Muslimi).

9- Prindi duhet ta ruan fëmijën nga flaka e epshit dhe ti informon se e vetmja mënyrë për të kënaqur epshin në mënyrë legjitime është nëpërmjet martesës.
Allahu, i Madhërishëm, e nxitë martesën dhe thotë:
{وَأَنْكِحُوا الْأَيَامَى مِنْكُمْ وَالصَّالِحِينَ مِنْ عِبَادِكُمْ وَإِمَائِكُمْ إِنْ يَكُونُوا فُقَرَاءَ يُغْنِهِمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ} [النور: 32].
“Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm”. (En-Nur: 32).
Na mëson Islami të ruajmë fëmijët tanë nga lajthitja morale dhe rënia në mëkatin e zinasë, e Zot na ruaj, në prostitucion, duke i martuar ata në kohë.
Disa dijetarë thonë se prindi duhet ta martojë fëmijën nëse ai ka nevojë për martesë dhe nëse prindi ka mundësi ekonomike për ta martuar, sepse llogaritet nga shpenzimet obligative që ka prindi ndaj fëmijës, pasi që pasioni për ushqim dhe pije nuk është më i rëndësishëm se pasioni për martesë. Për këtë i jepet përparësi martesës së fëmijës para dhënies sadaka, madje edhe para kryerjes së haxhit obligativ nëse nevoja e tij për martesë është shumë e madhe dhe frikohet të bie në zina. (shif: El-Mugni, 5/12; el-Mexhmu, 7/71; el-Insaf, 9/204 dhe fetava Erkanul-Islam, fq. 440-441).
Kurse sa i përket femrës, prindi e ka të ndaluar tia ndalon martesën nëse vjen e kërkon dorën e saj një djalë i devotshëm, por duhet të nxitojë në martesën e saj që me këtë veprim të mbron nderin e saj.
Feja Islame na nxitë që të zgjedhim djem të devotshëm dhe të ndershëm për burra të vajzave tona dhe vajza të ndershme dhe të devotshme për djemtë tanë siç u përmend në ajetin e mësipërm.
Kurse Pejgamberi, ﷺ, thotë:
«إذا خطب إليكم من ترضون دينه وخلقه فزوجوه إن لا تفعلوه تكن فتنة في الأرض وفساد عريض». رواه الترمذي. “حسن”. مشكاة المصابيح (2/ 929) 3090.
“Nëse ua lyp vajzën një djalosh, me fenë dhe moralin e të cilit jeni dakord, jepjani, përndryshe do bëhet sprovë në tokë dhe çorodi e madhe”. Tirmidhiu, hadithi është hasen.
Kur foli Pejgamberi, sal, te kriteret e përzgjedhjes së vajzës tha: “zgjidhe atë që ka fe, të lumshin duartë”.

10- Drejtësia mes fëmijëve në dhurata dhe pasuri.
Feja Islame nuk e la fëmijën pa kujdes të prindërve pas lindjes së tij, por përkundrazi e porositi që të kujdesen ndaj tyre edhe pas martesës së tyre.
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
«اعدلوا بين أولادكم في النحل كما تحبون أن يعدلوا بينكم في البر واللطف» .
“Ndani drejt mes tyre pemët e hurmave ashtu sikur që doni të jenë të drejtë në bamirësi e kujdes ndaj jush”. IbënHibani, hadithi është i saktë.
Feja islame ua ndalon prindërve dhe përgjegjësve të fëmijëve t’i lënë fëmijët pa ndihmesë finansiare, pa konsultë ose pa ua kryer nevojat që kanë. Sikurse u ndalohet të dallojnë dikë prej fëmijëve me dhurata ose me testament.
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
“Nuk i lihet testament trashëgimtarit”. Nesaiu, hadithi është i saktë.
Me këto argumente fetare kuptojmë se prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm karshi fëmijëve, saqë edhe në shtratin e vdekjes ata kanë përgjegjësi për të ndarë drejt pasurinë mes tyre, sepse nëse e veçojnë dikë me pasuri, kjo shkakton dobësim të fëmijëve tjerë dhe grindje e zënkë mes tyre.

Këto ishin dhjetë udhëzim të cilat duhet ti kemi parasysh për të ruajtur fëmijët tonë nga devijimi, qoftë në raport me Allahun apo në raport me njerëzit dhe jetën e kësaj bote.
Kush i përfill dhe i zbaton fiton harmoni në gjirin familjarë dhe është krenar me të arriturat e fëmijëve të vet, madje edhe pas vdekjes përfiton nga veprat e mira të tyre, të cilat do ti bëjnë si rezultat i këtij edukimi të mirë që ua kanë dhënë.

Përgatiti dhe përmblodhi: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit