Sëmundja e lëkurës “pikat e qumështit” e njohur ndryshe me emrin Milia, mund të prekë të gjitha grupmoshat, duke filluar nga bebet.
Milium është një lloj kisti i lëkurës, i mbushur me një proteinë të njohur si keratinë dhe shfaqet në formën e pikave të bardha të vogla në fytyrë.
Këto pika shfaqen kryesisht rreth syve, hundës dhe gojës.
Shkaktarët e kësaj sëmundje janë dy: Njëra, më e zakonshme tek fëmijët, ndodh pasi gjëndrat e tyre të djersës nuk janë të zhvilluara sa duhet.
Së dyti ato mund të krijohen edhe nga dëmtimi i lëkurës, qoftë nga ekspozimi në diell, djegia, lëkura e ashpër dhe ndonjëherë nga përdorimi i kremrave me steroide.
Ka disa mënyra natyrale që mund të ndihmojnë në largimin e tyre, transmeton kp:
Lëng limoni dhe sheqer
Përzieni 2 lugë çaji sheqer me gjysmë kokrre lëng limoni, si dhe një lugë vaj.
Vendoseni në fytyrë masën dhe lëreni të veprojë për rreth 30 min.
Mjaltë natyral
Mjalti ka veti të mëdha shëruese dhe përdoret prej mijëra vitesh për kurime të ndryshme. Për më shumë efekt përzieni mjaltin me sheqer.
Vaj kastori
I njohur për vetitë shëruese, vaji i kastorit është tepër i mirë për lëkurën. Përzieni me vaj ulliri dhe vendoseni në lëkurë. Lëreni derisa të jetë përthithur nga lëkura më pas shpëlani fytyrën.
Pastrojeni fytyrën me avull
Një praktikë tepër e njohur për pastrimin e lëkurës nga toksinat e ndryshme. Avulli bën të mundur hapjen e poreve dhe çlirimin e papastërtive.
Qëndroni në hije
Gjatë ditëve të nxehta përpiquni të qëndroni sa më shumë në hije. Rrezet e diellit mund të jenë të dëmshme për lëkurën dhe mund ta dëmtojnë atë.