1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Si të vjedhësh shtetin dhe me para të vjedhura të mbash pushtetin, në tetë hapa:

Më të lexuarat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetvedosje ka bërë një shkrim në profilin e tij në facebook ku përmend disa pika si mbahet pushteti.

1. Cakton jaranat e tu drejtor të kompanive publike.
2. Kërkon nga ata që të bëjnë kontrata me kompanitë private të miqve të tu.
3. U thua jaranëve në kompaninë publike që mos të respektojnë kontratën.
4. Në ndërkohë miqtë në kompaninë private bojnë padi kundër kompanisë publike.
5. Me udhëzime tua kompania publike injoron padinë në gjykatën e arbitrazhit.
6. Gjykata e arbitrazhit vendos të dënojë kompaninë publike pra shtetin me 30 milion Euro.
7. Miren 30 milion nga qytetarët që vdesin nga kanceri dhe u jepet kompanisë së shokëve të tu.
8. Tani 30 milion ndahen proporcionalisht… qeveritarë, miq dhe jaranë. Të gjithë janë të lumtur. Qytetarët janë edhe më të varfër ndërsa miqtë dhe jaranët të pasur. Kjo do të thotë që në zgjedhjet e ardhshme vota do të kushtojë edhe më lirë dhe blerja do të jetë edhe më e lehtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit