1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si të sillemi me Islamofobët shqiptar?

Më të lexuarat

Nga praktika e përditshme shihet se edhe në arenën ku gravitojnë shqiptarët ka Islamofobi, e kokat e tyre shfaqen sa herë ndodhë diçka që ka të bëjë (apo iu atribuohet) me Islamin dhe Muslimanët. Shkrimet e ndryshme, siç ishte shkrimi fundit i Krajës, provokimet e ndryshme e të vazhdueshme të mediave e gazetarëve, e bile edhe disa intelektualëve, të bëjnë të reagosh e shpeshherë nga nervozizmi edhe të fyesh, por ta kemi të qartë se dashuria për të vërtetën dhe të mirëfilltën po jepet në metodën e gabuar! E them këtë, për arsye se ata duan të jenë top temë ditore e diskutimit, me diskutime jashtë çdo niveli intelektual, jashtë çdo niveli kohor dhe jashtë çdo niveli për zbulimin e të vërtetës.

“Stop making stupid people famous” është një shprehje shumë e qëlluar në këtë rast, thënë shqip, mjaft i bëmë të famshëm njerëzit idiotë. Të gjithë ne e dimë për nivelin e tyre dhe se si me komentet tona dhe duke u marrë me ta i kemi faktorizuar. Ndërsa, ata e kanë kuptuar këtë ecuri. Ata shajë, ne merru me ta, gjë që ka bërë që ata të vazhdojnë këtë shitje mendsh e ofendim e sharje, e që assesi nuk do të ndalen me kaq. Ndalja e tyre do të jetë në momentin kur ne i injorojmë! Injorimi është ilaç shumë i mirë për ata që e kanë gojën plot mllef e urrejtje. Ndërsa, për atë që do debat me argumente, me gjuhë të shëndosh, me zemër të sinqertë, dera e diskutimit dhe e debatit asnjëherë nuk është e mbyllur.

Në lidhje me këtë, duhet të potencohet se ne marrim pjesë në shumë diskutime pa njohuri paraprake, duke mbrojtur teza të ndryshme me fanatizëm. Gjithsesi, e kuptoj qëllimin e mirë, se dashuria për këtë fe e të vërtetën të ka bërë të futesh në këtë debat, por kjo nuk të bënë mirë. Obligim i besimtarit është që diskutimin e tij ta bëjë gjithnjë me dituri dhe argumente të sakta, e asnjëherë me emocione e fanatizëm.

Një gjë tjetër me rëndësi është se ti nuk je zëdhënës i muslimanëve dhe i Islamit. Për çdo veprim të muslimanëve kudo në botë, ti nuk ke përgjegjësi të japësh mendim e deklaratë! Mos merr rol që askush nuk ta kërkon. Ti jep përgjegjësi për veprimet e tua, nëse ato janë të shëndosha apo të sëmura, ndërsa të tjerët japin përgjegjësi për të tyren. Flit për vlerat, mirësitë, begatitë, mësimet, idetë, botëkuptimet që i ofron besimi yt dhe bëhu edhe më i “zhurmshëm” në praktikimin e tyre. Gjuha dhe identiteti yt Islam vetëm si imazh, nuk të bënë më të mirë, e aq më pak kur ti shanë e ofendon, por më të mirë të bëna vepra jote e moralit të lartë dhe praktika shembullore e fesë.

Edhe Profetin Muhamed, provuan miliona herë ta nxjerrin nga vetvetja por asnjëherë nuk ra në grackë! Ne e kemi mësues të fesë sonë Muhamedin alejhi selam! Ai nuk i shau kundërshtarët, fyesit nuk i nënçmoi, por i ftoi të diskutojmë me argumente dhe në mënyrë të bukur. Por këtë detyrë Ai nuk ua la çdo kujt, përveç të diturve të thellë dhe ata që kanë urtësi, përndryshe me nervozë e sharje nuk meriton të jesh prezantues i fesë.

Për fund, them t’i ndjekim këto 3 hapa:
1. Injoro nëse debati nuk është i sinqertë,
2. Debato me dituri të thellë dhe urtësi,
3. Praktika e jote shembullore e fesë është goditje më e rëndë për Islamofobët.

Islamofobët nuk do të ndalen, ngase ata shumë më herët i kanë rrënjët, por besimtari e di që ata nuk duhet të ia ndalin fuqinë për të bërë mirë, për t’i shërbyer vendit ku jeton, për të ofruar model shembullor të një qytetari të ndershëm e për të debatuar në mënyrë të shëndoshë. Karvani i së mirës le të ecë përpara, pa kthyer kokën mbrapa apo anash nga thirrjet e ndryshme të …
Nexhmedin Kalisi
Kryeredaktor i KOHAISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit