-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si të sigurosh jetën, shëndetin dhe pasurinë falas

Më të lexuarat

Nga: Xhasim Mutawa

Si të sigurosh jetën, shëndetin dhe pasurinë falas

Kompania e sigurimit nr.1
Profeti (a.s) ka thënë:
“Kush e fal sabahun në kohën e vet, ai është në mbrojtjen e Allahut”.
 
Kompania e sigurimit nr.2
Kush lexon Ajetin Kursij (El-Bekare 255), në fund të çdo namazi farz (të detyrueshëm), vetëm vdekja e ndan atë nga xheneti.
 
Kompania e sigurimit nr.3
Profeti (a.s) ka thënë:
“Të thuash: O Allah ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.
Ti më ke krijuar, unë jam robi Yt. Do t`i përmbahem besës dhe premtimit që të kam dhënë sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e punëve që kam bërë. Jam mirënjohës ndaj begative të Tua dhe i pranoj gjynahet e mia. Të lutem më fal mua, se nuk i fal gabimet askush përveç Teje.
 
Profeti (a.s) tha: “Kush e thotë këtë lutje gjatë ditës, me bindje të plotë në kuptimin e saj dhe vdes para se të ngryset, ai do të jetë nga banorët e Xhenetit. Gjithashtu kush e thotë këtë në mbrëmje e vdes para se të agojë, ai do të jetë nga banorët e xhenetit.
 
Paketa e plotë e sigurimit
Ky siguracion është i plotë, të mbron ndaj rreziqeve të jetës dhe nga ndodhitë e papritura.
Profeti (a.s) ka thënë: “Kush thotë në mbrëmje: “Me emrin e Allahut nuk i bëhet dëm asgjëje as në tokë e as në qiell dhe Ai është që dëgjon dhe di gjithçka”, nuk do të preket nga ndodhitë e papritura deri në agim, e kush e thotë këtë në agim, nuk do të preket nga ndodhitë e papritura deri në mbrëmje.
 
Sigurimi i të ardhurave dhe pasurisë
–  Kujdesu në dhënien e zekatit në kohën e vet
–  Sadekaja (lëmosha) e ruan dhe e rrit pasurinë tënde
–  Ç`do ditë kur robtë e Zotit zgjohen nga gjumi, atyre u zbresin dy melekë.
Njëri prej tyre thotë: “O Allah! Jepi dhe shtoja pasurinë atij që është bujar!
Ndërsa tjetri thotë: “O Allah! Pakësoja pasurinë koprracit (atij që nuk jep)!”
Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk pakësohet pasuria nga sadekaja (lëmosha)”.
 
Sigurimi i fëmijëve
Kjo arrihet duke bërë vepra të mira gjatë jetës tënde dhe duke pasur drojë Allahun në sjelljet e tua.
Allahu (xh.sh) thotë në suren El-Kehf: “Sa i përket murit, ai ishte i shtëpisë së dy fëmijëve jetimë, që jetonin në një qytet dhe poshtë murit kishte një thesar për ta dhe babai i tyre ishte njeri i mirë
Ibnu Abasi ka thënëThesari u ruajt nën mur, nga mirësia që kishte babai i jetimëve”.
Ndërsa Ibnu Mundekiri ka thënë: “Mirësia që ka robi (njeriu) bëhet shkak, që Allahu t`ia ruajë fëmijën e tij dhe pasardhësit e fëmijëve të tij.
 
Sigurimi ndaj pengesave të paplanifikuara
Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse robi sëmuret ose udhëton, Allahu e shpërblen atë, sikur të kishte punuar, kur është i shëndetshëm dhe në vendin e tij”.
Pra, nëse kujdesesh për të bërë punë të mira, ruan lidhjet familjare e namazet vullnetare, pastaj të gjitha këto i bën program të ditës tënde, atëherë Allahu do të t`i shkruajë shpërblimet e plota edhe nëse shkëputesh nga ato për shkak të ndonjë sëmundjeje ose udhëtimi.
 
Sigurimi i vendndodhjes
Profeti (a.s) ka thënë:
“Kush hyn në një vendbanim dhe thotë: “Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut, që të më ruajë nga e keqja e çdo krijese që ka krijuar”, atë nuk e dëmton asgjë, derisa të largohet nga ai vendbanim.
 
Sigurimi i shëndetit
A e di se tensionet e ditës dhe stresi ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut dhe e dobësojnë sistemin imunitar ndaj sëmundjeve.
Ndërsa kur njeriu ka qetësi dhe siguri në zemrën e tij, e vesh trupin me mburojën e shëndetit.
Allahu (xh.sh) thotë: “E me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat
Prandaj shtoje përmendjen e Allahut, që të qetësohet zemra jote, të forcohet trupi dhe të gëzosh shëndet të plotë.
Po ashtu Profeti (a.s) ka thënë: “Shëroni sëmundjet tuaja me lëmoshë (sadeka).
Pra, lëmosha është mënyra më e mirë, për t`u mbrojtur nga sëmundjet dhe mangësitë.
 
Sigurimi i lutjes
Nëse kërkon që të të pranohet lutja, atëherë lutu për vëllain tënd mysliman me atë çfarë kërkon për vete.
Profeti (a.s) ka thënë:
“Lutja e myslimanit për vëllain e tij në fshehtësi është e pranuar. Pranë tij qëndron një melek dhe sa herë që ai lutet për vëllain e tij në fshehtësi, meleku thotë: Amin – O Zot pranoje (Ashtu qoftë)”.
 
Sigurimi i gjumit
Në mënyrë që mos të të shqetësojnë mërzitë dhe ëndrrat e këqija, kujdesu që të lexosh lutjet e gjumit. Më e rëndësishmja prej tyre është leximi i Ajetit Kursij (El-Bekare 255).
Profeti (a.s) ka thënë:
“Kur të shtrihesh për të fjetur, lexoje Ajetin Kursij, sepse pranë teje do të qëndrojë një melek i dërguar nga Allahu, që të të mbrojë nga shejtani deri në agim”.
Gjithashtu Profeti (a.s) ka thënë:
“Ai që lexon dy ajetet e fundit (285-286) të Sures El-Bekare, i mjaftojnë”.
 
Sigurimi kundër shejtanit
Profeti (a.s) ka thënë:
“Kush thotë kur del nga shtëpia e tij: “Me emrin e Allahut, u mbështeta tek Allahu, nuk ka forcë dhe zotësi tjetër përveç Allahut”, atij i thuhet: “Të mjafton ajo që the dhe Shejtani largohet prej tij”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit