0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si të rrisni fëmijë të zgjuar sipas shkencës

Më të lexuarat

“Përse dritat e semaforit janë e kuqe, jeshile dhe e verdhë?”

Kur një fëmijë bën pyetje të tilla ju keni disa mundësi për t’ju përgjigjur: ose t’ia mbyllni gojën duke i rënë shkurt me “sepse ashtu!” ose duke i shpjeguar funksionet për secilën ngjyrë apo duke ja kthyer pyetjen me pyetje si psh. : “Sipas teje përse vallë? “ duke inkurajuar përgjigje logjike dhe duke komplimentuar cfarëdo lloj opsioni si përgjigje.

Shpeshherë prindërit, mësuesit apo edukatorët nuk kanë kohë apo durim t’u përgjigjen aq shumë pyetjeve. Mënyra si u përgjigjemi sot ka për të ndikuar në 20 vitet e ardhshme. Jetojmë në kohë krizash dhe prindërit janë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Po i edukojmë fëmijët të bëjnë atë që kompjuterat bëjnë. Ndërkohë kompjuterat po ua kalojnë dhe njerëzve. Vetëm një gjë nuk dinë të bëjnë kompjuterat: shoqërizimin, marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe qytetaria në komunitet. Kështu duhet të fillojmë të ndryshojmë përkufizimin e asaj që quajmë sukses në shkollë dhe jashtë saj.

Kreativiteti është një tjetër cilësi që duhet ushqyer tek fëmijët. Por kreativiteti përfshin dhe njohuritë sepse nuk mund të kopjosh gjërat thjesht si një majmun: ekziston një rregull që quhet rregulli i 1 mijë orëve. Të duhet të dish mirë diçka në mënyrë që të krijosh.

Dështimet janë pjesë e edukimit.

Nuk ka shkencëtar apo specialist i çfarëdo llojfushe që të mos ketë dështuar. Pra nëse nuk i edukojmë fëmijët që të mësohen edhe me dështime nuk do të kenë kurrë sukses.

Mbi të gjitha ajo në çfarë duhet t’i orientojmë fëmijët është që të dinë të selektojnë informacionet e duhura sepse jetojmë në epokën e informacionit dhe informacionet po shtohen dita ditës me hapa të tmerrshme. Ekzistojnë disa shkallë dhe nivele për ta arritur këtë:

Niveli i parë quhet “shiko dhe beso!” Pra nëse dikush për shembull na thotë se krokodilat shëtisin rrugëve të Amerikës nuk e besojmë atë.

Niveli i dytë: E vërteta ndryshon sipas këndvështrimeve. Në shkollë mësohet se Kolombi zbuloi Amerikën megjithatë duhet të dihen edhe narrativat paralele që tregojnë se amerikanët kanë pas jetuar aty prej kohësh.

Në nivelin e tretë kemi opinionet: të gjithë e kemi përdorur shprehjen “thonë se”. Kjo duhet zëvendësuar me “unë mendoj se” duke e shoqëruar me argumente dhe fakte.

Në nivelin e katërt kemi të logjikuarit nga këndvështrimi tjetrit. Përshembull nëse sheh një të pastrehë në rrugë pyete fëmijën tënd se çfarë mund të jetë duke menduar ai njeri, apo si m und të ndihet ai nga fakti që nuk ka një strehë. Që ta kuptojnë akoma më mirë mendimin kritik mundohu t’i bësh të logjikojnë nga këndvështrime të ndryshme sidomos atëherë kur realiteti mund të ndryshojë në përputhje me pikëpamjen tjetrit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit