Një produkt që për një farë kohe është bërë shumë popullor në mbarë botën për aromën e tij të pamohueshme dhe ka qenë më i përdoruri.
Më poshtë receta:
Çfarë ju nevojitet:
– Një enë qelqi e madhe
-1 kg mollë
-Ujë mineral
-3 lugë me sheqer
-1 copë nape
Përgatitja:
Lani dhe prini mollët në pjesë të vogla. I vendosni në një enë, shtoni sheqerin dhe ujin. E mbuloni enën me një napë. Vendoseni në një vend të errët, në temperaturë 15-26 gradë Celsius, për 5-6 javë.
Pas kësaj kohe, mollët do jenë të fermentuara. Hiqeni lëngun dhe vendoseni në një kavanoz qelqi, lëreni të qendrojë edhe për tre ditë të tjera. Pas kësaj kohe, provoni uthullën tuaj për të ditur nëse është në pikën ideale të aciditetit dhe filloni ta përdorni.