1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si të përgatisim një kuti emergjence në shtëpi

Më të lexuarat

Te pasurit e një kutie te tille ne shtëpi është thuajse një detyre për çdo familje. Ka shume arsye qe këtë gjë e bëjnë te domosdoshme.

Emergjencat me te cilat përballet çdo familje janë qe nga me te rëndat, tërmetet, përmbytjet, etj, e deri tek ato me te lehtat, temperatura, ethe apo patologji te tjera te cilat minimalisht nuk na lejojnë te dalim jashtë shtëpisë. Ne këto rast, sendet e ndihmës se pare qe ndodhen aty marrin një rëndësi te jashtëzakonshme. Me poshtë shohim se si mund te procedojmë:

Për te përgatitur këtë do te na duhet:
Çantë
Kutia e ndihmës se shpejte
Ushqime ne kuti
Ujë
Mbulesa
Tesha

1. Zgjedhim fillimisht një çantë e cila duhet te jete voluminoze dhe e forte, por sa me e lehte. Këtë e ruajmë ne vende larg dritës, por ku mund ta gjejmë lehtësisht ne raste urgjente.
2. Ne kutinë e ndihmës se shpejte vendosim te gjitha mjetet dhe barnat me te domosdoshme. Doreza sterile me një përdorim, maske, ujë te oksigjenuar 10%, jodio, një flakon me ujë fiziologjik, garza sterile me një përdorim dhe te përmasave te ndryshme, pinceta, gërshërë, leukoplast dhe fasha. Gjithashtu duhet te kemi edhe llastikun antihemoragjik, akull, termometër, qeska për te vene mbeturinat. E rëndësishme është te kujtojmë qe një pjese e mire e këtyre qe përmendem me sipër duhet te kontrollohen dhe here pas here duhet te zëvendësohen.
3. Sa i takon ushqimeve, duhet te kemi parasysh qe ato te jene te parapërgatitura dhe ne kuti. Po kështu mund te kemi aty edhe ushqime te dehidratuara. Ndërkohë qe nuk duhet te harrojmë edhe ujë te pijshëm, i cili duhet te jete ne një sasi qe siguron furnizim për tre dite.
4. Ne këtë çantë, mund te vendosim edhe një furnele me gaz, qirinj, para ne te holla, hapëse kutish, fener dore, çelësa pune, kaçavide, çeles anglez, copa te tjera te papërshkrueshme nga uji, tesha te tjera, këpucë te përshtatshme.

Çfare ju duhet
Çantë
Kutia e ndihmës se shpejte
Ushqime ne kuti
Ujë
Mbulesa
Tesha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit