Të përdorësh tenxheren me presion nuk është absolutisht një operacion i vështirë dhe sidomos nuk do të kaloni asnjë rrezik nëse e përdorni me kujdes dhe përgjegjshmëri. Ajo që duhet të keni më shumë kujdes është pastrimi i saj.
Sigurisht, ata që përballen për herë të parë me një tenxhere me presion, me siguri që as nuk e dinë se ku mund të fillojnë me përdorimin e saj. Por, qetësohuni, me pak praktikë çdo gjë do të bëhet më e lehtë.
Tenxherja me presion është një aleate e mirë në kuzhinë, sepse ushqimi i gatuar në të bëhet shumë më shpejt dhe me shije. Pra, nëse jeni gjithmonë me nxitim, tenxherja e presionit është gjithmonë zgjidhja e duhur.
Ja disa udhëzime për përdorimin e tenxheres me presion:
1 – Kur përdorni një tenxhere me presion, vëmendja e duhur i duhet kushtuar sasisë së ujit, që nuk duhet të kalojë 2/3 e kapacitetit total të tenxheres dhe duhet të jetë gjithmonë më shumë se një gjysmë gote.
2 – Pasi të keni vënë të gjithë përbërësit në tenxhere, hidhni sasisë e duhur të ujit.
3 – Mbylleni tenxheren me presion dhe kushtojini vëmendje të veçantë valvulave, të cilat duhet të jenë të mbyllura në mënyrën e duhur.
4 – Vendoseni tenxheren me presion në zjarr, me një flakë mesatare.
5 – Pas një kohe, do të dëgjoni një alarm. Pas kësaj, ulni intensitetin e zjarrit dhe prisni alarmin e radhës dhe nga ky çast llogaritni kohën e gatimit.
6 – Pas kësaj kohe, fikni sobën dhe hapni valvulat dhe prisni derisa t’i dalë i gjithë avulli që ka.
7 – Kur të ketë dalë i gjithë avulli, atëherë ju mund të hapni tenxheren me presion.