1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si të përballojmë ankthin e shkaktuar nga lufta në Ukrainë?

Më të lexuarat

Në mëngjesin e 24.Shkurtit lajmet mbi nisjen e luftës në Ukrainë, fotografit e bombardimeve në zonat urbane, videot e marshimit të tankeve dhe mjeteve tjera ushtarake drejt Kievit, ka tronditur njerëzimin. Një tronditje edhe për ne që kemi ende kujtimet e freskëta nga Lufta në Kosovë, Maqedoni e Luginen e Preshevës. E kjo në kohen më të papërshtatshme emocionale. Pas 2 viteve frikë si pasoj e pandemisë, shumë njerëz vuajnë tani nga një ndjenjë depresioni e mungesë shprese si pasoj e rritjes enorme të çmimeve në treg. Kurse tani prapë ankth, nëse do të filloj lufta e tretë botërore apo do të përsëriten luftërat në Ballkan. Si mund të përballojmë emocionalisht një krizë të tillë?
Kufizo kohën e lajmeve:
Bombardimi i vazhdueshëm me informata e foto të luftës nga mediat sociale e lajmet na përforcon ankthin, që pastaj e kemi të vështir ta largojmë nga psiqika. Sa më të qarta fotot e videot e luftës, aq më shumë i rezistojnë terapisë. Lexo lajme tekstuale në mëngjes e mbrëmje, nga burime të sigurta, mënjano fotot e videot. Informimi i vazhdueshëm mbi luftën është i dëmshëm, shkakton akth e nervoz të vazhdueshëm e nuk na lë kohë për relaksim.
Jepi hapësirë frikës:
Frika është pjesë e jetës, na ndihmon të përgatitemi ndaj rreziqeve. Është krejt normale të kesh frikë, mos provo ta shtypesh në nënvetëdije. Nëse vëren, që friken nuk e keni nën kontroll, fol me personin tënd të besueshëm. Vuajtja e ndarë me dikë është gjysmë-vuajtje. Mos harro, që frika ka të bëjë edhe me përvojën personale dhe familjare.
Koncentrohu në jetën e përditshme:
Vetëdijesohu, që çka do që është duke ndodhur në botë, ti mundesh dhe duhesh ti përkushtohesh obligimeve e aktiviteteve ditore. Është krejt normale, që edhe në kohë krize të keni momente të lumtura me familje ose shoqëri.
Përkushtohu qëllimeve jetësore
Krizat pavarësisht sa të rënda janë, pavarësisht sa zgjasin, herët apo vonë përfundojnë, ashtu sikur edhe lufta në Kosovë, e krizat ekonomike të vitit 2000, 2001 e 2008. Problemet që nuk mënjanohen janë sfida që duhet kapërcyer. E rëndësishme është që gjendemi në mesin e njerëzve që i duam dhe na duan, dhe ja vlen të luftojmë për të ardhme më të mirë.
Mos harro që si popull jemi të adaptueshëm:
Pavarësisht problemeve që na pushtojnë, vet natyra njerëzore na mundëson që të adaptohemi ndaj krizave, që nuk i kemi nën kontroll. Shkencërisht faza e adaptimit zgjatë 3 deri në 4 javë, ashtu që pas kësaj periudhe nuk kemi simptoma trupore (dridhje, çrregullime të gjumit, humbje të apetit, etj) edhe nëse shqetësimit psiqike vazhdojnë të na përcjellin në problemet e përditshme.
Liron Pepshi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit