0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Si të pastrojmë furrën me sodë dhe uthull

Më të lexuarat

Pastrimi i furrës është një nga gjërat më pak të këndshme, por të nevojshme për t’u bërë nga një zonjë shtëpie. Më poshtë, ne do t’iu tregojmë një mënyrë të sigurt, natyrale dhe efektive për pastrimin e furrës, pa përdorur kimikate. Edhe pse kjo mënyrë e të pastruarit mund të marrë pak më tepër kohë, mundimi ia vlen.

1. Hiqni rrjetat e telit, tepsitë, termometrat dhe çdo gjë tjetër që mund të keni brenda në furrë.
2. Merrni një filxhan ose një filxhan e gjysmë sodë buke dhe shtojini një ose dy lugë gjelle me ujë.
3. Përziejini së bashku derisa të formohet një pastë që hapet kollaj.
4. Duke përdorur një dorezë filloni të përhapni këtë pastë në të gjithë furrën, duke i kushtuar vëmendje të gjithë elementëve të saj. Mos harroni të bëni këtë gjë edhe në brendësi të derës së furrës.
5. Vazhdoni kështu derisa të lyeni me pastën e përgatitur të gjithë furrën, duke përfshirë edhe derën e saj. Më pas mbylleni derën e furrës dhe lëreni ashtu për 12 orë ose gjatë gjithë natës.
6. Hapeni derën e furrës, duke përdorur në fillim një leckë të lagur për të fshirë pastën e tharrë në të gjithë furrën. Mund të filloni të fshini nga dera e të vijoni më pas në brendësi.
7. Vazhdoni të fshini pastën e sodës së bukës  derisa të përfundoni krejt. Mund të keni nevojë për një peshqir për të pastruar më mirë furrën gjatë këtij procesi dhe duhet ta shpëlani atë herë pas here. Nëse keni zona të furrës, që është e vështirë t’i arrini, mund të përdorni një spatula plastike ose silikoni.
8. Vendosni pak uthull të bardhë në një shishe me sprucim (spray).
9. Spërkateni me pak uthull brendësinë e furrës tuaj. Uthulla do të përzihet me ndonjë përzierje të mbetur sodë pjekjeje dhe do ta bëjë atë të dukshme dhe të lehtë për ta fshirë.
10. Përdorni të njëjtën mënyrë për të pastruar edhe pjesën tjetër të furrës. Kjo do t’iu ndihmojë që të bëni gjithçka të shkëlqejë!
11.Tani keni një furrë të pastër dhe me shkëlqim!
12. Vendosni rrjetat e telit në furrë. Tani furra juaj është e pastër dhe e gatshme për t’u përdorur!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit