Jo pak njerëz kanë pësuar një formë abuzimi në fëmijëri. Abuzimi mund të ndodhë si dhuna fizike, abuzimi seksual, sulmet emocionale ose neglizhenca.
Pavarësisht nga forma, përvoja traumatike nuk zhduket plotësisht në periudhën e mëvonshme të jetës. Përvoja të tilla përcjellin njerëzit si fantazma në jetën e tyre të përditshme, andaj është e rëndësishme që njerëzit që kanë pasur një të kaluar të tillë dhe ata rreth tyre të kuptojnë problemin dhe të mësojnë se si të merren me të.
Reagimi i parë i njerëzve kur dëgjojnë për të kaluarën traumatike të dikujt është të thuhet se vetëm duhet të lihet në të kaluarën. Megjithatë, njerëzit nuk e kuptojnë se është sikur dikush që thyen këmbën e tij dhe i thonë të harrojë dhimbjen.
Është e vërtetë se këto ngjarje kanë ndodhur para një kohe të gjatë, por dhimbja është ende e pranishme. Prandaj, psikika te personat ë tillë nuk shërohet siç duhet. Është e njëjtë me këmbët e thyera, përveç se ndryshimi i rëndësishëm është se ne nuk mund ta shohim fizikisht një psikikë të dëmtuar.
Kur fëmijët rriten, ata zhvillojnë modele të ndryshme të të menduarit rreth vetes, dhe botës rreth tyre dhe i përdorin ato gjatë gjithë jetës. Edhe pse kjo ndryshon nëpërmjet përvojave të jetës, ndryshimet e mëdha ndonjëherë janë më pak të ngjarë të jenë në rastin e individëve të traumatizuar më pak, transmeton ksp. Ndryshime të tilla janë më shpesh rezultat i ngjarjeve të rëndësishme të jetës, siç janë shërimi i sëmundjeve, marrëdhëniet afatgjata ose psikoterapia.
Nëse mendoni për këtë, do të kuptoni se ata që janë abuzuar apo lënë pas dore do të krijojnë një ndjenjë se diçka është e gabuar me ta dhe se bota është një vend i tmerrshëm dhe i rrezikshëm. Kjo është perspektiva nga e cila ata jetojnë jetën e tyre. Për të kuptuar më mirë se si e kaluara traumatike mund të vazhdojë të ndjekë njerëzit, i kushtoni vëmendje krahasimit vijues bazuar në përvojat e njerëzve:
Fëmijëria e shëndetshme:
Perceptim pozitiv i vetvetes si person i aftë dhe me vlerë
Ndjenja se janë të sigurt në botë
Ndjenja se kanë kontroll mbi jetën e vet
Ndjenja se janë kompetentë për përballje efikase me situatat, të cilat nuk mund t’i kontrollojnë
Vlerësojnë shanset se do t’iu ndodhë diçka e mirë
Nënvlerësojnë shanset se do t’iu ndodhë diçka e keqe
Ata gjejnë kuptim në jetën e tyre si pjesë e botës
Fëmijëria traumatike:
Perceptim negativ i vetes si person i pavlerë dhe i padobishëm
Ndjenja e pasigurisë dhe mosbesimit
Ndjenja se kanë pak kontroll mbi jetën e vet
Ndjenja se janë jo kompetentë për përballje efikase me situatat, të cilat nuk mund t’i kontrollojnë
Nënvlerësojnë shanset se do t’iu ndodhë diçka e mirë
Mbi vlerësojnë shanset se do t’iu ndodhë diçka e keqe
Gjejnë pak kuptim për jetën e vet dhe botën jashtë traumave të tyre
Shërimi nga pasojat e dhimbshme të fëmijërisë:
Kurimi mund të ndodhë, por kërkon kohë, energji, fokus dhe ndjenja. Mësimi rreth efekteve të përvojave traumatike është hapi i parë shumë i dobishëm.
Njerëzit me një të kaluar të tillë mund të kuptojnë më mirë, dhe njerëzit në rrethinat e tyre që kujdesen për ta, mund të fitojnë njohuritë e nevojshme për të qenë mbështetja e vërtetë. E gjithë kjo mund të ndihmojë në kufizimin e problemeve që shpirtrat nga e kaluara mund të shkaktojnë në jetë.