-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si të motivoni një ‘dembel’?

Më të lexuarat

Për drejtuesit, apatia te një anëtar i skuadrës mund të jetë zhgënjimi më i madh. Por sipas startegut të biznesit dhe jetës Tony Robbins, ka disa mënyra për të frymëzuar.

E para, asnjëherë mos e quani dikë “dembel”, thotë Robbins, i cili është një tsunam energjie. Ai ka kaluar nga një fëmijëri e trazuar në një trajner lidershipi duke drejtuar më shumë se 30 kompani që presin të bëjnë 6 miliardë dollarë për vitin 2017.

Të etiketosh dikë si ‘dembel’, është gjëja më e keqe që mund të bësh, sepse kjo i thyen ata dhe kthehet në një difekt karakteri,” thotë Robbins.

Në vend të kësaj, zbuloni se për çfarë janë ata të apasionuar dhe ndihmojini të përcaktojnë qëllimet e tyre.

“Qëllimet ndikojnë te ty, çfarëdo qofshin ato,” thotë Robbins.

Është puna e drejtuesit të ndihmojë punonjësit të shohin se të gjithë kanë qëllime, por ndoshta këto qëllime nuk po ju shërbejnë mirë atyre.

“Po, ti ke një qëllim për të kaluar ditën; ti ke një qëllim për orën e ardhshme; qëllimi jot është të pish një kafe,” thotë Robins. “Por këto lloj qëllimesh nuk do t’ju zgjojnë.”

“Ju duhet të gjeni diçka që është një motiv, me fjalë të tjera diçka që ju plotëson. Ndërsa shefat, mund t’i dërgojnë punonjësit në një vend ku ata mund të bëjnë diçka që i plotëson,” thotë Robbins.

Gjithashtu, “Tregojini punonjësve se si t’i plotësojnë nevojat e tyre përmes qëllimeve të kompanisë, të paktën disa nga nevojat e tyre dhe vetëm atëherë do të shihni fuqinë e vërtetë të organizatës suaj”.

Një mënyrë tjetër sesi drejtuesi mund të lidhet më një punonjës të pamotivuar është përmes një aktiviteti jashtë zyre, sugjeron ai.

“Dilni për vrap së bashku, bëni diçka fizike sepse dembelizmi rriten më shumë kur ju qëndroni ulur!

“Sot njerëzit jetojnë brenda një kutie, hipin në makinën e tyre të mbyllur pasi kanë konsumuar një mëngjes kutie dhe nisen për në zyrën e tyre të mbyllur. Më pas shkojnë në shtëpinë e tyre prej kutie dhe hapin frigoriferin e tyre prej kutie.

“Ndërroni formë,” kjo është ajo që sugjeron Robbins.

Të qënit aktiv rrit endorfinën natyrale, por gjithashtu i jep mundësi punonjësit “dembel” dhe drejtuesit të lidhen në një mjedis të ri.

Të jesh një drejtues i suksesshëm do të thotë të kesh aftësinë për t’u lidhur emocionalisht me lloje të ndryshëm individësh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit