1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ja si të mbrohemi nga sëmundjet e vjeshtës dhe dimrit

Më të lexuarat

Të gjithë e kanë provuar tashmë që stinët vjeshtë-dimër janë shumë “kapriçoze” në lëvizjen e temperaturave. Këtë gjë më shumë se gjithçka e ndjen trupi i njeriut. Shumë njerëz ndihen të lodhur, të tjerë në depresion e disa të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë për të qenë në formë njëlloj si në verë?

E rëndësishme është të ndjekim disa këshilla të thjeshta dhe praktike. Gjatë stinës së vjeshtës ditët shkurtohen në mënyrë progresive, temperatura ulet ndjeshëm, njerëzit janë më të predispozuar për të kaluar më shumë kohë në vende të mbyllura dhe të ekspozohen gjithmonë e më pak në diell.

Mbrojtja

Vjeshta dhe dimri janë stinët kur shumë njerëz fillojnë të ndërmarrin masat mbrojtëse. Ulja e temperaturave shton mundësitë për t`u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Të mbrohesh” në këtë rast do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më efiçent, për të qenë më të fortë dhe më të gatshëm për t`u mbrojtur. Stresi ndikon në uljen e mbrojtjes së organizmit. Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ul mbrojtjen natyrale të organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumë njerëz as që e mendojnë se edhe një stërvitje e sforcuar mund të provokojë stres në organizëm dhe të ulë sistemin imunitar.

Aktiviteti

Një aktivitet i moderuar sportiv mund të përmirësojë qarkullim e gjakut, tonifikojë muskulin kardiak, t‘i japë më shumë oksigjen organizmit dhe të shkarkojë stresin motiv. Sigurisht, edhe një ushqyerje jo korrekte dhe e pashëndetshme mund të dobësojë funksionin e sistemit imunitar. Është shumë e rëndësishme të dihet se një ushqyerje e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin. Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç janë të ndryshme në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta.

Masa për t’a forcuar sistemin

Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqësisht shumë prej nesh nuk janë të gatshëm për ta pritur buzagaz. Me një sistem korrekt ushqyerjeje dhe me një administrim të mirë të stresit, do të jeni vërtet në gjendje ta përballoni sa më mirë stinën e vjeshtës dhe dimrit. Gjatë vjeshtës është vënë re se kemi një rënie më të madhe të flokut, krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Ky proces që prek gjithë qeniet njerëzore, në këtë periudhë manifestohet edhe te gjitarët që kanë qime në trup. Megjithatë, në disa raste vihet re një rënie jashtë normave të lejuara, ndaj është e nevojshme të ndërhyhet për ta parandaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit