1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si të lexoni më tepër?!

Më të lexuarat

Dashamirët e librave do të dëshironin ta kishin gjithë ditën në dispozicion për të lexuar, por nuk është e mundur për shkak të angazhimeve

Por gjithashtu nuk është e mundur të pritet çasti i përkryer për lexim, sepse ai nuk ekziston.

Disa nga njerëzit më të angazhuar në botë e gjejnë mundësinë që të mbeten lexues besnikë. Si u shkon për dore që për çdo ditë të gjejnë kohë për librin? Më poshtë do të gjeni disa këshilla si ta organizoni ditën tuaj pak më ndryshe – gjithnjë është  koha për lexim.

Furnizohuni me më tepër libra se sa mund të lexoni
Qoftë të huazoni libra nga biblioteka, nga shokët, ose të blini sa më tepër. Në qoftë se keni shumë libra në shtëpi të cilat i keni zgjedhur t’i lexoni dhe mezi prisni t’i lexoni, ju mbetet vetëm edhe një gjë e vogël – në të vërtetë t’ia filloni.

E keni mundësinë që të zgjidhni ndërmjet shumë librave, ndaj nëse në një moment nuk ju lexohet diçka klasike, mund të zgjidhni diçka tjetër. Me siguri do të keni mundësi të ndryshme në shtëpi, ndaj nuk do të keni nevojë të dilni nga zona e rehatisë.

Kushtet ideale për lexim nuk ekzistojnë
Ndoshta nuk keni mund të kalojmë orë të tëra me veprimtarinë e preferuar, por edhe në qoftë se gjejmë mundësi ta kalojmë një kohë të shkurtër për lexim, bëjeni sa më ideale. Ekspertët E Status Frigo këshillojnë që shtëpinë ta bëjmë sa më të rehatshme. Gjeni karrigen tuaj të preferuar për lexim, temperaturën ideale, pije tuaj të preferuar… kjo e paraqet çastin ideal për lexim.

Lexoni me tepër libra paralelisht
Shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të lexojnë paralelisht më tepër libra, ndaj vendosin të lexojnë vetëm një libër. Sidoqoftë, konsideroni këtë mundësi pasi me vete sjell një mori përfitimesh. Për shembull, disa libra janë më të lehtë për lexim gjatë natës ose para gjumit, ndërsa të tjerët janë të përkryera për leximin në mëngjes ose gjatë ditës.

Vendosni një qëllim leximi – sa faqe në ditë?
Sfidoni veten – vendosni që për çdo ditë të lexoni së paku 30 ditë (apo sado qoftë të keni mundësi). Ai qëllim gjithashtu mund të jenë disa kapituj apo fragmente.  Me rëndësi është që ju të keni një figurë të planifikuar në kokën tuaj dhe të mos hiqni dorë deri sa ta kryejmë. Gjithashtu mund të bëni planifikim vjetor – për shembull, “Vitin e ardhshëm do të lexojë 70 libra”. Dhe mos hiqni dorë deri sa ta arrini të planifikuarën.

Injoroni listën “e detyrueshme” për lexim
Hulumtimet tregojnë se këto top lista të librave ndikojnë keq në motivimin tonë për lexim. Jo vetëm se, disa top lista janë të tepërta (250 libra e më tepër). Në qoftë se vendosni të keni ndonjë top listë, mos ia shkurtoni kënaqësinë vetes që të lexoni edhe libra të tjerë, edhe krahas leximit të listës së vjetër të përzgjedhur.  Nuk bën dëm të kemi listë të përzgjedhur, por le të kemi fleksibilitet dhe dinamikë.

Provoni leximin e shpejtë
Pas kësaj ideja të thjeshtë – nëse dëshironi të lexoni më tepër libra njëkohësisht, atëherë duhet trajnuar leximin e shpejtë. Ekzistojnë shumë lloje të leximit të shpejtë rreth të cilave mund të informoheni në internet – nga studimet në Youtube deri në ndjekjen e kurseve të veçanta. Këto teknika përfshijnë leximin e “grip-fjalëve” në vend të fjalë për fjale, trajnim të syve të lëvizin më shpejtë nëpër faqe me përdorimin e vizores apo lapsit, mbajtjes së frymës deri në fund të fragmentit (më kësi teknika ne e zvogëlojmë tendencën tonë “ta dëgjojmë” atë që e lexojmë dhe kështu ta përshpejtojmë procesin e leximit).

Shfrytëzoni teknologjinë moderne për lexim
Nuk është e thënë që telefoni, tableti dhe laptopi të përdoren vetëm për biznes, shfletim në internet apo rrjete sociale. Shfrytëzoni pajisjet e mençura që të bëheni akoma më të mençur – lexoni ndërsa jeni në lëvizje (transport publik), kur jeni duke pritur, gjatë pushimeve në punë…

Përparësia është që nuk jeni të detyruar të keni libër fizik me vete kudo që të lëvizni, por e keni mundësinë që në pdo kohë të lexoni sepse i keni vendosur në telefonat tuaj të mençur. Ashtu do të keni mundësi “të vjedhjes” së kohës perosnale me qëllim të plotësimit të aktivitetit të preferuar.

Në qoftë se ju pëlqen leximi në telefon, tablet apo laptop, konsideroni blerjen e një pajisjes Kindle, e cila e ka vetëm atë funksion – leximin e librave elektronik. Ekrani i asaj pajisje ësht i bërë i përshtatshëm për syrin e lexuesit, ndërsa sasinë e librave që mund t’i ruani aty është i pafund.

Lexoni para fjetjes
Kjo është një metodë e provuar për t’u çlodhur dhe për t’u përgatitur për gjumë. Nëse tashmë e keni bërë zakon të lexoni në kohën para gjumit, mund të mësoheni të lexoni edhe menjëherë pasi të zgjoheni, ndërsa kaosi i ditës ende nuk ka filluar.

Gjeni shoqëri lexuese
Leximi do të ishte akoma më interesant nëse do të gjeni miq që e lexojnë të njëjtin libër. Të flasësh për atë libër do të ishte një motiv shtesë. Ata miq nuk është e thënë të jenë njerëz të rrethit tuaj. Në Goodreads, me siguri mund të gjeni njerëz që janë të interesuar në të njëjtat sfera si ju – me ta mund t’i ndani mbresat tuaja. Madje ekzistojnë faqe të shumta në Facebook dhe Instagram për dashamirët e librave nga e gjithë bota.

Ndiqni përparimin ndërsa jeni duke lexuar
Në Goodreads që e përmendëm pak më lartë, ju mund të përdorni numëratorin e faqeve të librave që i lexoni. Në të njëjtën mënyrë, ju mund të gjurmoni lëvizjen përmes listës suaj të librave të zgjedhur për të lexuar – sa larg keni arritur etj.

Mos lexo gjithçka
Ju zgjidhni atë që duhet ta lexoni gjatë ditës. Prandaj pyesni veten nëse lajmet që i lexoni çdo ditë nga  portalet, blogjet, statuset në Facebook janë ato që dëshironi të lexoni, apo më mirë do të ishin librat? Mbani në mend se këto aktivitete ua marrin kohën që mund ta kaloni me një libër të ri.

Burimi: kultivisise.rs
Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit