1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si të largoni kollën e thatë në mënyrë natyrale

Më të lexuarat

Simptomat e kollës dhe gripit mund të jenë të mërzitshme dhe të pakëndshme. Ju mund të hiqni qafesh kollën e thatë nga gjoksi përmes barnave natyrale. 

Shumica e kollës largohen vetvetiu brenda tri javësh dhe zakonisht nuk ka nevojë të vizitoheni te mjeku, sipas NHS-së.

Kolli është në përgjithësi normal dhe ndihmon trupin për të larguar mikroorganizmat e dëmshëm ose pluhurin.

Por, ju duhet të vizitoni mjekun nëse keni kollë të rëndë, dhimbje në gjoks, ose keni kollë për më shumë se tri javë.

Ju mund të jeni në gjendje të argoni kollën në mënyrë natyrale përmes këtyre ushqimeve:

Mjaltë

Kombinimi i limonit me mjaltë mund të ndihmojë të liroheni nga kolla, sipas NHS-së.

Mënyra më e mirë është prerja e një gjysmë limoni dhe hidheni në ujë të vluar.

Shtoni dy lugë të vogla me mjaltë dhe përzieni duke e konsumuar derisa është i ngrohtë.

Por, limoni me mjaltë nuk duhet dhënë fëmijëve, paralajmëron NHS.

Ananasi 

Kombinimi i lëngut të ananasit, mjaltës, kripës dhe piperit redukton kollën deri pesë herë më shpejt se sa barnat tjera, ka bërë të ditur një studim.

Trumza

Thelbi i trumzës mund të përzihet me dredhkën, bimë barishtore, për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të kollitjes, pohoi një studim.

Gjethet e trumzës përmbajnë përbërës të quajtur flavonoide, të cilat njihen si një antiinflamator natyror. Gjethet e saj relaksojnë muskujt e fytit të përfshirë në kollitje. 

Ju mund ta bëni çajin e trumzës në shtëpi duke përdorur 2 lugë çaji me trumzë dhe 1 filxhan me ujë të valë. Mbulo kupën, lini për 10 minuta dhe më pas përdoreni.

Menta

Menta ndihmon për të zbutur fytin dhe mukozën. Ajo po ashtu përdoret të lehtësojë ftohjet, sinusin, astmën dhe bronkitin.

Jamballi

Rrënja e jamballit përdoret për të trajtuar një dhimbje të fytit ose kollë, pasi është një ekspektorant i fuqishëm. Ajo liron dhe e përjashton mukozën nga gryka, ndërsa gjithashtu përmban vetitë antivirale dhe antimikrobe. 

Përdorni ekstraktet e jamballit në pikat e kollit, shurupe ose çaj për efektin më të mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit