12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Mbyllet fondacioni i Sorosit në Turqi nga Erdogan

Më të lexuarat

Organizata tha se nuk ishte më e mundur të punonte në Turqi, pasi u bë objekt i “pretendimeve të pabazuara” në media dhe në një hetim të rinovuar nga autoritetet turke, në lidhje me protestat masive kundër qeverisë së Erdoganit pesë vjet më parë.

Ai tha se Ministria e Brendshme Turke po rinovonte përpjekjet për të provuar se fondacioni Soros ishte pas protestave të Parkut Gezi 2013, një nga sfidat më të mëdha politike ndaj udhëheqësit të Turqisë. Fondacioni mohoi çdo lidhje me protestat.

Erdogan denoncoi Sorosin javën e kaluar, duke folur për ndalimin e 13 aktivistëve dhe akademikëve të akuzuar për mbështetjen e përpjekjeve të biznesmenit të burgosur dhe avokatit të të drejtave të njeriut, Osman Kavala, për të ringjallur protestat e Gezisë.

“Personi (Kavala) i cili financoi terroristët gjatë incidenteve të Gezi, është tashmë në burg”, tha Erdogan të mërkurën në një takim të administratorëve lokalë. “Dhe kush është pas tij? Hebreu i famshëm hungarez, Soros. Ky është një njeri që cakton njerëzit për të ndarë popujt dhe për t’i shkatërruar ato. Ai ka kaq shumë para dhe i shpenzon ato në këtë mënyrë”, deklaroi Erdogan.

Një nga 13 personat e ndaluar më 16 nëntor ishte Hakin Altinay, i cili ndihmoi në themelimin e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Turqi. Të tjerë ishin anëtarë të stafit të qendrës Anadolu Kultur, e Kavalit, që organizonte fushata për të drejtat e njeriut dhe diversitetin kulturor.

Të gjithë përveç një prej të burgosurve, u liruan më vonë, por jo para se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën shqetësimin për rastet e tyre. Aleatët perëndimorë të Ankarasë kanë kritikuar vazhdimisht arrestimin e dhjetëra mijëra njerëzve, që nga një grusht shteti i dështuar ushtarak në Turqi në korrik 2016.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit