-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si të kuptoni se vuani nga shiatiku (ishiasi)

Më të lexuarat

Dhimbja nga shiatiku ndihet përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës.

Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash – “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulare e këmbës. Dhimbja e shiatikut ndihet zakonisht vetëm në një këmbë. Ndonjëherë, një ndjesi si një goditje elektrike mund të ndihet përgjatë nervave. 

Dhimbja mund të variojë nga një dhimbje e butë në një dhimbje të fortë. Dhimbjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhimbje të shpinës. 

Pjesa më e madhe e dhimbjeve të shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve, ose keni dhimbje të rënda, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor. – 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit