5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si të jesh kurorë në kokën e çdo njeriu

Më të lexuarat

1. Dëgjo më shumë se që flet

Dëgjo ngase sa herë që flet shumë rreziku për të bërë gabime është shumë i madh. Mu për këtë, përpiqu të heshtësh sa të kesh mundësi, që njerëzit të mos supozojnë se ‘ti je më i mençur se që flet.’

2. Mbaji sekretet tua

Informatat tua mbaji të fshehta dhe mos prano që jeta jote të jetë libër i hapur, ndryshe, njerëzit nuk do të marrin për serioz.

3. Mos u ndal nga sukseset

Kur te thuash: ‘Unë kam qene me fat’ disi sikur vetes ia ulë pozitën. Bëhu modest por krenar, dhe nëse merr kritika pozitive prej dikujt, falënderoje dhe thuaji: Kam punuar me përkushtim!

4. Prano gabimet

Ata që pretendojnë se vetëm të vërtetën e thonë dhe përfaqësojnë, sigurisht se nuk do të keni respekt tek njerëzit. Në fakt, njerëzit i marrin për të mashtruar.

5. Mos e nënvleftëso veten

Njeriun nuk do ta humb respektin në sytë e njerëzve përderisa veten nuk e respekton. Mëso të mos thuash: ‘Kjo mund të jetë gabim!’

6. Shmangu nga kërkimfalja e tepërt

Të kërkosh falje në raste të caktuara është me vend dhe mirë por përsëritja e shpeshtë e kësaj gjëje të dëmton.

7. Mos syno ndikimin tek të tjerët

Mos u përpiq që doemos të ndikosh tek njerëzit ngase kjo do t’i bënë ata që të largohen prej teje.

8. Vendimet, në fund, merri vet

Konsultohu me njerëz por mos i pyet shpesh ngase kjo reflekton pasigurinë tënde për vendimmarrje, e rrjedhimisht edhe për personalitet të dobët.

9. Vlerësoje kohën gjithmonë

Ata që humbin kohën humbin edhe respektin e njerëzve.

10. Ruaje gjakftohtësinë

Ata që ‘ndezën’ shpejtë emocionalisht nuk mund te jenë të çmuar tek njerëzit për personalitet të fortë.

 

 

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit