4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si të implementoni një pyetesor për konsumatorët?

Më të lexuarat

Nese doni qe te merrni informacione te rendesishme rreth asaj qe mendojne konsumatoret tuaj, atehere mund te vini ne pune nje pyetesor, me poshte renditen disa hapa qe mund te jene te vlefshme per ju…
Instruksione
pyetesor per klientet 2Pyetesoret per konsumatoret krijohen nga organizatat ne menyre qe keta te fundit te japin mendimet e tyre te vlefshme. Kur doni te vini ne pune nje pyetesor, organizata fillimisht krijon formularin, e shperndan, e mbledh, dhe me pas etiketon dhe analizon rezultatin. Pyetesori jep informacione te rendesishme te vlefshme per organizaten, kenaqesine e klienteve, nevojat e klienteve dhe tregun. Pasi pyetesiret plotesohen dhe dorezohen, organizata duhet te analizoje dhe te ndermarre veprime.
   
1. Percaktoni qellimin e pyetesorit. Kur nje organizate krijon nje pyetesor, te gjitha pyetjet duhet ti referohen idese kryesore te pyetesorit. Pyetjet duhet te vendosen sipas nje linje logjike, renditje sekuenciale dhe duhet te jene te lehta per tu lexuar e kuptuar.
 
2. Vendosni se cfare metode pergjigjesh do te donit te merrnit. Pyetesoret perdorin disa lloje te ndryshme metodash per pergjigjet, duke perfshire dhe pergjigjet me alternatica. Nje tjeter metode eshte renditja ne shkalle, zakonisht nga 1ne 5. Nje renditje me numrin “1” perfaqeson “nuk jam aspak dakrod” nderkohe qe “5” perfaqeson “shume dakord.” Zgjedhja e ketyre metodave lejon nje proces me te mire te analizimit.
 
3. Shperndani pyetesoret. Kur nje organizate ve ne pune nje pyetesor per klientet, duhet vendosur gjithashtu ideja se si do te shperndahen keto pyetesore. Shume kompani i dergojne keta pyetesore nepermjet postes; nderkohe qe kompani te tjera i dergojne nepermjet postes elektronike. Disa kompani te tjera i bejne keta pyetesore edhe ne telefon. Gjithashtu duhet te vendoset edhe sasia e pyetesoreve qe kompania deshiron qe te plotesohen. Pyetesoret shume rralle kane nje grade perplotesimi 100%.
 
4. Mblidhin formularet. Perfshini nje shenim qe tu tregoje konsumatoreve menyren se si mund te rikthejne pyetesoret. Ne kete formular eshte mire qe te caktohet edhe nje date skadence. Perpara se te filloje procesi i analizimit, kompania eshte mire qe te lere edhe disa dite kohe, kjo behet qe te dorezohen ose te mblidhen sa me shume pyetesore.
 
5. Etiketoni rezultatet. Ato ne fillim etiketohen, ndahen dhe me pas mblidhen. Organizata e merr kete informacion dhe nepermjet stafit te kualifikuar dhe perpunon me tej dhe e analizon. Rezultatet e pyetesoreve ju japin kompanive nje mundesi te njihen me mendimet dhe ate cka duan me shume klientet. Informacioni duhet te perdoret per te marre vendime per te permiresuar kenaqesine e klienteve.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit