0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si të bëni parfum vetë në shtëpi me aromat më unike

Më të lexuarat

Keni menduar ndonjëherë për të bërë parfume me aromat më unike dhe të preferuara vetë në shtëpi? Nëse jo, atëherë është koha të mësoni se si të krijoni parfume sipas aromave që ju ju pëlqejnë më shumë. Kështu, nuk keni nevojë të shpenzoni më para, sepse kjo recetë do t’ju zgjidhë përgjithmonë “problemin” me parfumin.

Përbërësit:
2 gota ujë
2 filxhanë çaji me lule të freskëta të copëtuara (livando, jargavan, luel portokalli, tjetër)

Përgatitja:
Vendosni një garzë në një tas mesatar. Hidhni mbi të lulet e copëtuara të përzgjedhura sipas dëshirës. Shtoni më pas ujin dhe mbuloji me një kapak. Lëreni mënjanë përgjatë gjithë natës. T
ë nesërmen, mblidhni anët e garzës dhe shtrydhini ngadalë në një tenxhere të vogël. Vendoseni lëngun e lëshuar të ziejë derisa të mbetet 1-2 lugë çaji.
Hidheni në një shishe të vogël dhe do t’ju shkojë për një kohë të gjatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit