0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si të bëjmë një picë me brum shtëpie?

Më të lexuarat

Për 8 persona nevojiten:

Për brumin

* 1/2 kg. miell,
* 30 gr. tharmë 
* 1 vezë,
* 2 lugë gjelle vaj ulliri,
* 1 lugë gjelle qumësht,
* 1 lugë ëmbëlsire sheqer,
* 1/2 lugë ëmbëlsire kripë.

Për mbushjen

* 350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë,
* ½ filxhan çaji salcë domateje,
* 1 spec jeshil i prerë në forma rrethore,
* 8-10 sallam i prerë në forma rrethore,
* ullinj të prerë në forma rrethore.

Përgatitja:

Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën që do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumësh¬tin, vezën, 1 lugë gjelle vaj ulliri si dhe tharmin, të shkrirë me parë në ujë të vakët. Përzieni me kujdes materialet që hodhët në gropëzën në mes të miellit derisa të krijohet një masë brumi e fortë (Fig. 2) dhe më pas e lini për 15 minuta që të “shlodhet”, duke e mbuluar me pecetë.

Pasi të kenë kaluar 15 minuta e punoni përsëri masën e brumit dhe krijoni me të dy petë. Në vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyeja me pjesën e mbetur të vajit të ullirit. Në çdonjërën nga petët shtroni salcë domateje, djathërat kaçkavall dhe sallamin. I zbukuroni me rrathët prej speci dhe ullinjtë. I vini të piqen në temperaturë 200 gradë celsius për 35-40 minuta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit