1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si të bëhet Jailbreak iOS 6.1 në iPhone 5 dhe të Gjitha iOS paisjet tjera?

Më të lexuarat

Jailbreak për iOS 6 deri në 6.1 tani më është realitet. Paisjet e përkrahura janë të gjitha llojet e iOS paisjeve përfshire edhe iPhone 5. Vetëm Apple TV nuk është i përkrahur:

  • iPhone 5
  • iPhone 4S
  • iPhone 4
  • iPhone 3GS
  • iPad 4
  • iPad 3
  • iPad 2
  • iPad mini
  • iPod touch 4
  • iPod touch 5

Firmware verzionet e përkrahura janë iOS:

  • 6.0,
  • 6.0.1,
  • 6.0.2,
  • 6.1;

Kërkesat:

  • Kompjuter që ka të paktën Windows XP apo më shumë;
  • Një iOS paisje me verzion 6.0, 6.0.1, 6.0.2, 6.1;
  • USB kabëll për të lidhur paisjen tuaj me kompjuter;

Shënim:

  • Është e rekomandueshme që t’i bëni backup paisjes tuaj përmes iTunes apo iCloud para se të vazhdoni me hapat e mëtejshëm.
  • Nëse keni paisje me procesor A4 dhe të cilës i keni bërë tethered jailbreak iOS 6.1, lajmi i mire është se të gjithë këtë mund ta bëni vetëm duke instaluar “evasion 6.x Untether” nga Cydia.

Hapi 1:
Shkarko Evasi0n Jailbreak veglën në kompjuterin tuaj.

Hapi 2:
Shkarko iOS 6.1, dhe përditëso paisjen tuaj duke shfrytëzuar iTunes.

Hapi 3:
Sigurohuni që nuk keni të aktivizuar ndonjë paskod në paisjen tuaj. Nëse po, atëherë deaktivizoni duke hyrë në: Settings -> General -> Passcode Lock -> Off.

Qysh Me Jailbreak iOS 6.1 ne iPhone 5 dhe te Gjitha iOS Paisjet e Tjera

Hapi 4:
Sigurohuni që iTunes dhe Xcode (nëse vec e keni të instaluar) i keni mbyllur.

Hapi 5:
Hape veglën e jailbreak Evasi0n në kompjuterin tuaj.

Qysh Me Jailbreak iOS 6.1 ne iPhone 5 dhe te Gjitha iOS Paisjet e Tjera 1

Hapi 6:
Lidhe paisjen tuaj iOS me kompjuterin tuaj përmes USB kabllos.

Hapi 7:
Zgjedhe opsionin Jailbreak dhe relaksohuni derisa programi të performojë hapat e duhur në prapavijë për të bërë jailbreak paisjen.

Qysh Me Jailbreak iOS 6.1 ne iPhone 5 dhe te Gjitha iOS Paisjet e Tjera 2

Hapi 8:
Keni durim, mos prekni asgjë në paisjen tuaj dhe në kompjuterin tuaj gjatë procesit të jailbreak.

Hapi 9:
Kur të përfundoj procesi, hapeni iOS paisjen tuaj dhe do të shihni një aplikacion të quajtur “Jailbreak”. Hapeni këtë aplikacion dhe ekrani juaj do të bëhet i zi për ca qaste. Pas pak, do të kthehet në gjendje normale.

Qysh Me Jailbreak iOS 6.1 ne iPhone 5 dhe te Gjitha iOS Paisjet e Tjera 3

Hapi 10:
Pjesa e mbetur e procesit është e automatizuar, dhe kjo përfundon kur në programin në kompjuter ju shfaqet “Jailbreak complete!“. Pas pak paisja juaj do të restartohet disa herë në mënyrë që të përfundojë procesin. Kur kjo të përfundoj ju do të keni Cydia në paisjen tuaj.

Qysh Me Jailbreak iOS 6.1 ne iPhone 5 dhe te Gjitha iOS Paisjet e Tjera 4

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit