16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Lidhja e ushqimit me kujtesën?

Më të lexuarat

“Nese hani pak ne darke, gjasat jane qe te nesermen do te kujtoni me shume”, – shkencetaret zbuluan nje lidhje midis kalorive dhe ruajtjes se kujteses.
Ne studim u perfshine rreth 1 mije persona mbi 70 vjec, te gjithe vullnetare dhe asnje me simptoma te tilla te Alzheimerit, si humbja e kujteses.
Nepermjet ushqimeve dhe pijeve, ne njerin grup – secili person morri rreth 1 mije e 600 kalori ne dite dhe ne grupin tjeter 600 kalori.
Te dhenat treguan se sa me te shumta kalorite aq me i madh ishte rreziku i humbjes se kujteses. Sipas studimit, humbja e kujteses u mbidyfishua tek personat qe hengren me shume ushqim ne krahasim me ata qe hengren me pak.
Autoret e studimit thone se duke konsumuar me pak kalori, organizmit nuk i duhet te prodhoje sasi te madhe insuline – dhe kur ne trup ka pak insuline, qelizat e trurit komunikojne me mire.
Nderkohe qe nuk ka asnje ilac te provuar se ndihmon ruajtjen e kujteses, ndryshimet e thjeshta ne menyren e jeteses mund te ofrojne mbrojtjen me te mire.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit