1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si te arrini deri tek punëtori i sinqertë dhe lojal?

Më të lexuarat

1. Punëdhënësit presin sinqeritet të plotë nga ana e puntorëve të tyre , por kur duhet të sjellen vendime të rëndësishme që kanë lidhje me biznesin, shumica prej tyre janë me rezerva të përcaktume. Gjithmonë duhet që punëdhënësit të jenë të sinqertë me puntorët dhe e anasjellta. Ky është hapi parë për të ardhë deri te bashkëpunimi lojal me besim të madh njëri-tjetrit.
 
 
2. Menaxhmenti duhet që të bëjë hapin e parë në ndërtimin e besimit , sinqeritetit dhe lojalitetit. Njerëzit kyc, udhëheqës të një kompanie janë shembull për të tjerët. Thënë me fjalë të thjeshta si sjellen ata, si e punojnë punën ata, si është qëndrimi i tyre, qëndrimi i tyre ndaj sendeve , shembull të këtillë i japin edhe puntorëve të tyre.
 
 
3. Është një gjë e mirënjohur se në ditët e sodit është bërë vështirë të gjendet punë. Procesi i kërkimit të punës është me të vërtetë frustruistiv dhe mjaft i lodhshëm. Intervju të vazhdueshme, bisedime, rrethi i parë, rrethi i dytë….Por, ka forma që garantojnë sukses. Fillimisht ndaj kërkesës së kërkimit të punës duhet që të orientohemi me pritje reale dhe një marëdhënie fleksibile. Bëhuni pozitivë. Bëhuni të sinqertë me veten, ashtu do të keni mundsi të bëheni të sinqertë edhe ndaj atyre që shpresoni të punoni tek ta.
 
 
4. Krijoni listën tuaj të sinqeritetit. Është me rëndësi se të gjitha pikat në listë të jenë të sinqerta për të mundur me e shitur mundin tuaj dhe të vini , ta punoni atë cka me të vërtetë e dëshironi. Shkruani mundësitë e juaja dhe aftësitë. Shfrytëzoni përvojat e juaja për t`u prezentuar në formën i përshtatshëm për të gjithë. Besuat ose jo, thjeshtësia i mundë të gjitha komplikimet , ndërkaq shkaku për to është shumë i thjeshtë. Të gjithë vlerësojnë se në paraqitjen e tillë të thjeshtë fshehet dicka fenomenale, se thjeshtësia është vetëmse pjesë e asaj se sa ju janë të larta vlerat e juaja.
 
 
5. Sinqerisht duani vetveten tuaj. Është e vërtetuar shkencërishtë se njerëzit që e dojnë veten e tyre si personalitet, si individualista kanë pretenzion që të bëhen më të suksesshëm dhe puntor më lojal në kompani. Për atë, bëni punët të cilët ju bëjnë të lumtur dhe për shkak të të cilave ndjeheni shkëlqyeshëm.
 
Nga Maqedonishtja: Hamdi NUHIJU
Gazeta Biznis , e martë , 15 nëntor , 2005 , fq.6
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit