1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si Tansu Çiler garantoi kufijtë e Shqipërisë kur grekët tentuan të hynin ushtarakisht në vitin 1997

Më të lexuarat

Shkruan: Leonard Veizi

-“Miku i mirë në ditë të keqe”. Këtë duhet të kenë menduar edhe shtetarët e lartë të Turqisë kur i kanë afruar Shqipërisë ndihma ka kursin në ditët më të vështira të saj. “500 vjet vëllazërim…” Me sa duket Turqia kërkonte të shlyente në një farë mënyrë edhe furnizimin me disa qindra mijë jeniçerë që kishte bërë ndër vite perandoria e madhe aziatike në tokën e Arbrit. Disa qindra shqiptarë të tjerë kishin mbajtur çelësat e pushtetit të otomanëve. Dhe për djall a dreq Shqipëria kishte qenë dhe e fundit nga kombet që ishte ndarë prej Porta e Lartë, pikërisht atëherë kur atë nuk e mbanin më këllqet. Në fund të fundit, të gjitha këto bënë që urat e bashkëpunimit mes dy vendeve të njihnin zhvillim vit pas viti, nga koha e karrocave kur u shpall Pavarësia deri në periudhën e kibernetikës…

Kur në vitin 1997 (gjatë krizës në Shqipëri) Greqia ishte e gatshme të dërgonte trupa ushtarake në jug të Shqipërisë, gjoja për të mbrojtur minoritetet greke në Shqipëri, qeveria turke u bëri të ditur grekëve se një sulm ushtarak mbi Shqipërinë do të konsiderohej nga qeveria turke si një sulm mbi Turqinë duke e detyruar qeverinë greke të deklarojë publikisht se nuk mund të dërgonte trupa greke në Shqipëri, sepse do të sulmohej nga aleati i saj historik, Turqia. Në krizën e Shqipërisë 1996-97, në kuadër të operacionit “ALBA” Turqia dislokoi në Shqipëri 900 trupa për mbrojtjen e Shtetit shqiptar nga tendencat e Greqisë. Turqia akuzonte grekët për revoltat në Shqipëri. Ajo që vlen të theksohet, është që përveç Turqisë, asnjë vend i NATO-s apo BE-së nuk reagoj kaq prerë në mbrojtjen të sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë.

Në një intervistë, kolonel Hajro Limaj, ish-atasheu ushtarak shqiptar në Ankara, deklaronte: “Të gjitha të dhënat informative vërtetonin se rreziku ushtarak i Greqisë ishte imediat. Shqipëria nuk kishte më forcë politike dhe ushtarake t’i kundërvihej qëndrimit agresiv të Greqisë. Shtetet e tjera heshtnin. Turqia përpara këtij rreziku, me 17 mars 1997 nëpërmjet Kryeministres së saj Kryeministrja e Turqisë që garantoi kufijtë e Shqipërisë kur hynë grekët në vitin 1997.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit