1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Si ta pastrojë Allahu një popull që s’i del në krah të pafuqishmit?!

Më të lexuarat

Transmeton Ibën Maxheh në Sunenin e tij nga Xhabiri r.a. thotë:

“Kur u kthyen te i dërguari i Allahut emigrantët nga deti u tha: A s’më tregoni për ato më të çuditshmet që keni parë në tokën e etiopianëve?

Disa djelmoshë i thanë: “Patjetër o i dërguar i Allahut! Po rrinim ulur dhe pranë nesh kaloi një plakë murgeshë me një qyp uji në kokë. Ajo kaloi pranë një djaloshi prej tyre dhe ai i vuri dorën mes supeve dhe e shtyu. Ajo ra me gjunjë dhe qypi u thye. Kur u ngrit iu kthye e i tha: Do të dish mirë o i pabesë, kur Allahu të vërë Kursinë dhe të tubojë të parë e të fund, kur të flasin këmbë e duar për çfarë kanë fituar. Do ta dish mirë si është puna ime dhe e jotja nesër përpara zotit.

I dërguari i Allahut zuri të thoshte: “Të vërtetën tha! Të vërtetën tha! Si ta pastrojë Allahu një popull që s’i del në krah të pafuqishmit kundër të fortit”.

Bezariu dhe Taberaniu transmetojnë një hadith të ngjashëm nga Burejda. Hejthemiu i përmbledh rivajetet e këtij hadithi në librin “Mexhmauz zevaid”. Hadithi e kap gradën e hasenit, paçka se rivajetet e tij nuk shpëtojnë nga ndonjë dobësi.

Folja (jukaddisu – يُقَدِّس) në hadith, si temë primare ka fjalën (kuds – قُدْس) kthehet te kuptimi i pastërtisë, në kuptimin i pametë, i papërlyer me diçka. Nga emrat e Allahut është edhe “Kuddus-i” me kuptimin e mohimit të të metave dhe mangësive, i pastër nga çdo e metë. Ndërsa takdisi i Allahut është pastrimi i zotit nga çdo e metë, cen a mangësi.

Pastrimi i një umeti është pastrimi i shoqërisë nga ndyrësia e zullumit. Një popull që udhëhiqet nga paprekshmëria e të fortit, arroganca e sunduesit, lakmia e pushtetarit, babëzia e të kamurit është i destinuar të zhytet në batakun e padrejtësisë. Në një shoqëri ku nëpërkëmben të drejtat e të pafuqishmit, ku i pasuri zhvat sa të mundë të varfërin, ku ligji godet rëndë të pambrojturin dhe përkëdhel gangsterin, patjetër do të përhapet degradimi shoqëror dhe ndryrësia morale.

Si mund ta ngrejë zoti një popull i cili parimet ku zë rrënjë drejtësia s’i zë në hesap? Si ta ngrejë zoti një popull që sodit me shpërfillje fëlliqësinë e shtypjes dhe të mizorisë?! Si ta pastrojë një komb të tillë?! A mund të bëhet një popull i tillë?! A mund të bëhet një shoqëri e tillë?!

Hoxhë Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit