-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si ta ndërtojmë burrërinë?

Më të lexuarat

Si ta ndërtojmë burrërinë

Ata të cilët janë xhelozë ndaj këtij umeti pyesin sot: si ta ndërtojmë burrërinë? Si t’ia kthejmë vlerën asaj?

Burrëria ishte një trashëgimi të cilën e trashëgonin njerëzit dhe nuk kishin nevojë për një drejtim më të mirë të sajë apo për një përmirësim. Ndërsa sot qytetërimi i ka prishur njerëzit dhe i ka tretur shenjat e burrërisë në jetën e tyre, prandaj është bërë më se e nevojshme që të përkujtohen me ato cilësi të burrërisë që i kishin arabët para Islamit, ndërsa kur erdhi Islami vetëm i përforcoi ato edhe më shumë.

Kontrollimi  i traditave(zakoneve)

Zakonet apo traditat janë ato të cilat e mbizotërojnë njeriun, e prangosin atë gjersa ai, pastaj, nuk ka mundësi që ta pengojë atë. Vazhdueshmëria e njeriut në zakone të këqija e shndërron njeriun në një rrobë të saj dhe pastaj  nuk ka mundësi të lirohet nga ajo. Zakoni njeriun shpeshherë e ndalon nga të mirat e fesë dhe e pengon atë nga të mirat e kësaj bote. Sa të rinj njohim ne të cilët shpresojnë familja e tyre  edhe shoqëria e tyre, ndërsa ata i ka penguar përtacia e tyre apo i kanë penguar zakonet e tyre që të arrijnë në dijen që i bëjnë dobi edhe fesë së tyre e edhe dynjasë së tyre.

Duhet që edukuesit të cilët janë xhelozë ndaj fëmijëve të tyre që t’i mësojnë ata qysh prej fëmijërisë së tyre që të largojnë veten e tyre ndaj zakoneve të ndryshme dhe mos t’iu dorëzohen atyre.

Kujdesi për llojllojshmërinë e njerëzve

Njerëzit janë të llojllojshëm. Ata që kanë qenë më të zgjedhur në xhahilijet janë më të zgjedhur edhe në Islam nëse kuptojnë fenë e Allahut. Ata të cilët kanë qenë udhëheqës në injorancën e tyre ata bëhen udhëheqës edhe në Islamin e tyre, kur Allahu i begaton me udhëzim. Duhet që ata që dëshirojnë përmirësimin  të kujdesen për thirrjen e atyre që kanë cilësi të burrërisë dhe të cilin e udhëheqin shenjat e fisnikërisë. Kur të udhëzohen këta njerëz japin për fenë e Allahut atë që nuk kanë mundësi ta japin të tjerët.

Orientimi i burrërisë

Ka prej njerëzve të cilët kanë prirje, posedojnë forcë dhe fuqi, mirëpo ato i shfrytëzojnë në të këqija dhe në shkatërrime. Andaj në mënyrë që të ndërtojmë burrërinë në shoqëri duhet të mundohemi në orientimin e burrërisë së këtyre personave.

Të parët tanë në këtë aspekt kishin një  angazhim të madh.

Ky ishte Zadhan ebu Umer el Kindi i cili kishte u lind në kohën e të dërguarit të Allahut, ndërsa prezantoi në hytben e Umerit të cilën e mbajti në Xhabije. Ka transmetuar nga Umeri, nga Aliu, nga Selmani, nga Ibën Mesudi, nga Aishja dhe nga të tjerët. Ishte besnik, i sinqertë. Prej tij kanë transmetuar shumë njerëz hadithe. Ibën Adij ka thënë se ky njeri është penduar në duart e Ibën Mesudit. Ebi Hashim Rrumanij thotë se ka thënë Zadhan: “Isha një njeri që kisha një zë të bukur, isha mjeshtër i lahutës. Isha me shokun tim, kishim alkool dhe unë u bëja muzikë atyre. Kaloi pran nesh Abdullah ibën Mesudi, hyri brenda, e theu dhe e derdhi kupën e alkoolit, theu edhe lahutën, pastaj tha: ‘O djalosh, sikur zëri yt i bukur të dëgjohej me Kuran do të ishe dikush’- dhe pastaj kaloi. I pyeta shokët e mi se kush është ky njeri. Më thanë se ky është Abdullah ibën Mesudi. Me njëherë fillova të pendohem dhe vrapova pas tij duke qarë. E kapa për rrobën e tij, më përqafoi dhe filloi të qajë dhe më tha: ‘Mirë se ka ardhur ai të cilin e do Allahu’ dhe më tha të ulesha. Pastaj hyri dhe më solli hurma.” Zebid thotë se e ka parë Zadhanin duke u falur sikur një trup i palëkundur.

Njëri prej tyre ishte hajdut i rrugës që i plaçkitnin njerëzit. Ishte trim dhe ishte kampion në këtë.

Kur ai ishte në këtë gjendje, e takoi atë një komandant i muslimanve dhe e ftoi në pendim dhe në shoqërim në xhihad. Ky njeriu u pendua tek Allahu dhe shkoi me ushtrinë muslimane në xhihad. U lëndua gjatë rrugës, pastaj e tha poemën vajtuese dhe të çmueshme, ku në të gjinden edhe këto vargje:

A nuk më ke parë se si e kam shitur devijimin me udhëzim

Dhe u bëra në ushtrinë e Ibën Afanit një luftëtar i dalluar.

Ky ishte  Malik bin Rrejb (Allahu e mëshiroftë!) dhe e pranoftë prej shehidëve.

Ata njerëz të cilët mundohen në udhëzimin e këtyre njerëzve, prej të cilëve janë lodhur edhe të tjerët në ushtrinë e Allahut dhe në ndriçues të rrugës së imanit, këta janë të cilët do tu shërbejnë muslimanve dhe i ndalojnë të këqijat që ju vijnë atyre.

Këto janë angazhime të cilat e drejtojnë umetin në të mira, këta janë njerëz të cilët e nxjerrin umetin nga humnera.

Ndërtimi i burrave dhe  edukimi i tyre

Është e domosdoshme ata të cilët i edukojnë rininë që të kujdesën të ndërtojnë tek ata cilësitë e burrave dhe mos të mbetet çështja vetëm një bisedë  me vetën tënde.

Sot gjenerata e zgjimit islam duhet të jetë model dhe shembull për njerëzit dhe të vishet me ato cilësi që vishen burrat e ndershëm. Duhet që kjo gjeneratë t’i vërtetojë shoqërisë se ata kanë mundësi të mbështetet shoqëria në shpresat e tyre, pas shpresës në Allahun.

Ndërtimi i burrërisë nga edukuesit duhet të vërehet në dy shkallë kryesore:

Shkalla teorike, duke paraqitur kuptimin drejt të burrërisë dhe modelin sa më të mirë të saj për gjeneratën e ardhme, si dhe përmirësimin dhe rregullimin e kuptimeve të gabuara, sa i përket burrërisë.

Shkalla praktike, e cila ka për qëllim ndërtimin e shenjave të burrërisë dhe realizimin e tyre në shpirtrat e besimtarëve dhe përdorimi i të gjitha metodave edukative në realizimin e saj.

Përgatiti: Shaban Murati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit