Lemza krijohet kur irritohet nervi i cili kalon prej trurit deri te abdomeni.
Atëherë bëhen kontraktimet e diafragmës, dhe më pas mbyllja e telave të zërit dhe paraqitet tingulli karakteristik i lemzës.
Lemza më shpesh paraqitet te meshkujt sesa tek femrat.
Çka e shkakton lemzën
• Ngrënia e tepërt dhe e shpejtë e ushqimit
• Pirja e sasive të tepërta të alkoolit
• Gëlltitja e sasive të mëdha të ajrit
• Pirja e duhanit
• Ndryshimi i papritur i temperaturës së stomakut (pijet e ftohta dhe të ngrohta)
• Stresi emocional ose eksitimi.
Sa gjatë zgjat lemza?
Lemza mund të zgjasë nga disa minuta e deri te disa orë. Lemza e cila zgjat më shumë se 48 orë quhet lemzë e vazhdueshme apo këmbëngulëse. Lemza e cila zgjat më gjatë se një muaj quhet lemzë e pakontrollueshme. Edhe pse është e rrallë, lemza e pakontrollueshme mund të shkaktojë lodhje, mungesë të gjumit dhe humbje të peshës, transmeton Koha.net. Lemza këmbëngulëse, sikurse edhe ajo e pakontrollueshme, mund të jetë shenjë e problemeve më serioze shëndetësore, për ç’arsye është i pashmangshëm këshillimi me mjekun.
Ekzistojnë shumë shkaqe të lemzës këmbëngulëse dhe të pakontrollueshme
• Probleme me sistemin qendror nervor, siç janë kanceri, infeksionet, sulmi ose lëndimet.
• Problemet me zhvillimin e proceseve kimike në trup, siç është funksionimi i dobësuar i veshkave.
• Irritimi i nervave në zonën e kokës, fytit dhe gjoksit.
• Anestezioni ose ndërhyrjet kirurgjike.
• Problemet me shëndetin mental.
Si të liroheni nga lemza?
Lemza në shumicën e rasteve kalon vetë në periudhën prej disa minutash deri në disa orë dhe nuk është i nevojshëm asnjë shërim. Ekzistojnë mënyra të thjeshta për lirimin nga lemza, të cilat zakonisht nënkuptojnë rritjen e nivelit të dyoksidit të karbonit në gjak, çka zakonisht e ndërpret lemzën.
• Mbajtja e frymës dhe numërimi i ngadaltë deri në 10.
• Frymëmarrja në qese të letrës.
• Pirja e shpejtë e ujit të ftohtë.
• Ngrënia e një luge me mjaltë.
Nëse lemza zgjat më shumë se dy orë, gjithsesi shkoni te mjeku për t’u përcaktuar arsyeja e vërtetë e lemzës.