0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Si ta menaxhoni stresin dhe ankthin nga provimet

Më të lexuarat

Në këtë kohë studentët e ardhshëm ndjejnë shumë tension dhe pasiguri dhe për këtë është shumë e rëndësishme të dini si të menaxhoni stresin dhe ankthin.

Ka studentë të cilët kanë studiuar dhe janë përpjekur shumë në fazën para provimeve. Megjithatë, ata nuk arrijnë t’ia dalin mbanë. Pikët që arrinë shpesh janë tepër të ulëta në krahasim me ato në provimet e thjeshta mësimore. Kjo ndodhë për shkak se ata janë tepër të shqetësuar dhe kanë ankth në kohën kur e bëjnë provimin.

Shpesh në kësi situatë, pasi të marrim rezultate negative ata mërziten jashtë mase, jo vetëm për veten, por edhe për prindërit e tyre. Për shkak të shqetësimeve të mëdha si stresi, ankthi etj, ata bllokohen dhe nuk janë në gjendje të zgjidhin si duhet ushtrimet.

Metodat e përshtatshme të menaxhimit të tensionit dhe ankthit do të lehtësojnë shqetësimet psikologjike përballë provimeve, duke garantuar arritjen e rezultateve të përshtatshme në provimet e rëndësishme.

Një nga shqetësimet më të mëdha para provimeve është çrregullimi i ankthit:

1. Tension i madh para provimeve

Nxënësit shqetësohen edhe më shumë me afrimin e datës së provimeve. Ata nuk mund të përqëndrohen tek procesi i të mësuarit dhe shpesh ndihen konfuzë dhe ndoshta harrojnë ato që kanë mësuar. Shpesh do të karakterizohen nga pagjumësia, nerva të tendosura, ankth, humbje të oreksit, ulje të memories, ngadalësim në reagime. Keto fenomene do të ndikojnë në efikasitetin e mësimit dhe të përgatitjes para provimeve.

2. Nerva të tendosura gjatë provimit

Disa nxënës mësojnë shumë mirë dhe marrin rezultate të shkëlqyera në provimet e zakonshme, por kur futen në sallën e provimeve të rëndësishme kanë turbullirë, vështirësi në përqëndrim, harrojnë njohuritë që kanë mësuar, madje mund të humbin ndjenjat gjatë procesit të provimit.

3. Ankth pas provimit

Pas provimit, disa nxënës kanë frikë dhe shumë ankth se mos ndoshta nuk do të marrin provimin për futjen në universitet dhe nisin e mendojnë shumë gjëra në kokën e tyre.

Në fakt, çdo nxënës që merr pjesë në provimet e rëndësishme do të ketë disi presion psikologjik. Psikologët thonë se duhet të përpiqemi t’i menaxhojmë këto simptoma.

Më poshtë, ju sjellim disa metoda të përshtatshme.

1. Stërvitjet e përshtatshme për të lehtësuar tensionin para provimeve

Disa nxënës përballen me tension shumë të madh psikologjik si dhe pritshmëri të lartë që kanë prindërit e tyre për ta, pra për futjen në universitetet më të mirë të vendit. Këta nxënës shpesh përballen me pagjumësi, shqetësime të mëdha etj para provimeve. Mjekët sugjerojnë stërvitjet e përshtatshme si aerobi për të lehtësuar tensionin psikologjik. Sportet e përshtatshme mund të harxhojnë edhe energji të trupit dhe shkaktojnë disi lodhje trupore, duke garantuar një gjumë më cilësor.

2. Ngritja e vetëbesimit para provimit

Konsiderojeni provimin si një mundësi për të treguar njohuritë dhe aftësitë tuaja. Mos e shikoni si një gjë jetë a vdekje. Bëni përsëritje të njohurive të mëparshme dhe mos e humbni besimin tek vetvetja. Niseni provimin me zgjidhjen e ushtrimeve më të thjeshta ose atyre që jeni të sigurt që i dini mirë. Kjo do t’u lehtësojë gjendjen e brendshme psikologjike. Në fakt, vetëbesimi mund t’ju sjellë fat të mirë në provim.

3. Krijoni një mjedis harmonik familjar para provimeve

Tensioni i provimeve vjen kryesisht nga pritja e prindërve dhe dëshira për të hyrë në universtet të mirë, që simbolizon një ardhme të shkëlqyer të jetës. Menaxhimi i pritjeve të prindërve dhe dëshirave tuaja bëhet më i rëndësishëm. Prindërit duhet të krijojnë një mjedis harmonik familjar për fëmijën e tyre që është në prag të provimeve. Ata duhet t’i trajtojnë fëmijët e tyre me dashuri dhe t’i mbështesin ata pavarësisht rezultateve. Një natë para provimit prindërit mund të përgatisin një darkë të shijshme për fëmijën ose të dalin të argëtohen së bashku. Kjo atmosferë harmonike mund ta lehtësojë gjendjen psikologjike të fëmijës para provimeve.

4.Konsumi i ushqimeve të veçanta për të përmirësuar gjendjen psikologjike

Banania është frut magjik për të përmirësuar gjendjen e humorit dhe rritur vetëbesimin. Ky frut përmirëson humorin. Përveç kësaj, ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbla mund të stimulojnë sekretimin e insulinës në gjak, duke ulur nivelin e ankthit.

Ndikimet pozitive të stresit gjatë provimeve:

Ndonëse stresi është me ndikime negative në jetën e përditëshme, kur ai ndodh gjatë provimeve mund të ndikojë pozitivisht tek ne. Në fakt, stresi është një lloj ndjenje trupore përballë rrezikut. Në kohët e lashta, njerëzit përballeshin me rreziqe të ndryshme, si sulmi i kafshëve të egra, mungesa e ushqimeve, ndryshim i imotit etj.

Në këto mjedise, ndjenja e stresit i detyronte ata të përpiqeshin shumë për të përballuar sfidat. Ndjenja e stresit nxit harxhimin e energjisë trupore për veprime të shpejta dhe të efektshme. Në ditët tona nuk përballemi me sfidat e natyrës por me ato të shoqërisë siç është konkurrenca në karrierë, ruajtja e vendit të punës etj.

Provimet e pranimit në universitet bëjnë pjesë te konkurrenca shoqërore, që simbolizojnë raste të mira në karrierë dhe burime shoqërore. Prandaj, lind stresi gjatë provimeve, i cili në vetvete është pjesë e sfidës. Ndjenja e stresit mund të na ndihmojë përgjallërimin e nervave me qëllim arritjen e rezultateve të mira në provime.

Prandaj, duhet t’ukushtojmë vëmendje të madhe ndikimeve pozitive të stresit të provimeve dhe këtë gjendje stresi ta mbajmë nën kontroll.

Nuk duhet të përpiqemi të asgjësojmë krejtësisht ndjenjën e stresit gjatë provimeve, pasi ajo shërben si një nxitje për përballimin e sfidave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit