1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si ta kuptojmë drejtë qëllimin e ekzistencës tonë:

Më të lexuarat

Si ta kuptojmë drejtë qëllimin e ekzistencës tonë:
Allahu i Lartësuar thotë:
“Nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit vetëm se për të më adhuruar Mua.”
(Suretu Dharijat, 56)
Shpjegimi i dijetarëve rreth këtij ajeti:
Shejhi Islam Ibn Tejmije thotë: “Adhurimi është bindje ndaj Allahut, duke zbatuar atë që Ai ka urdhëruar nëpërmjet gjuhës së Profetëve. Adhurimi është një emër gjithpërfshirës i gjithçkaje që Allahu e do dhe kënaqet me të, qofshin këto fjalë apo vepra, të fshehta apo të dukshme.”
Ibën Kajimi thotë: “Adhurimi sillet perreth pesëdhjetë shtyllave, të cilat kush i plotëson, ka plotësuar gradën e adhurimit. Duke i sqaruar ato themi se adhurimi ndahet mes zemrës, gjuhës dhe gjymtyrëve, ndërsa dispozitat që i përkasin atij janë pesë:
E detyrueshme (vaxhib),
e pëlqyeshme (mustehab),
e ndaluar (haram),
e papëlqyeshme (mekruh),
e lejuar (mubah).
Të gjitha këto i përkasin zemrës, gjuhës dhe gjymtyrëve.”
Kurtubiu thotë: “Origjina e adhurimit është nënshtrimi dhe bindja e thellë. Për këtë arsye detyrat fetare për njerëzit e përgjegjshëm janë quajtur adhurime, sepse ata i kryejnë ato me bindje dhe nënshtrim të thellë ndaj Allahut të Lartësuar. Kuptimi i ajetit është se Allahu i Lartësuar ka njoftuar se nuk i ka krijuar xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, vetëm për adhurimin ndaj Tij. Kjo është edhe urtësia e krijimit të tyre.”
Amad bin Kethiri thotë: “Kuptimi i ajetit është se Allahu i ka krijuar krijesat që ta adhurojnë Atë pa i shoqëruar shok, e kush i bindet Atij, Ai e shpërblen atë me shpërblimin më të plotë, e kush nuk i bindet, Ai e dënon me dënimin më të rëndë. Allahu i Madhëruar ka njoftuar se nuk ia ka nevojën atyre, madje ata janë të varfrit në të gjitha gjendjet, ndërsa Ai mbetet Krijuesi dhe Furnizuesi i tyre.”
(Shkëputur nga libri Fet’hul mexhid)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit