8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Si ta dallojmë Islamofobinë

Më të lexuarat

Dekadën e fundit jemi të gjithë dëshmitarë të rritjes së vazhdueshme të ndjenjave anti-muslimane. Edhe pse shumë autoritete të rëndësishme pretendojnë se islamofobia nuk ekziston dhe se muslimanët nuk persekutohen, e vërteta është se të gjithë përballemi me një numër të madh sinjalesh shqetësuese. Në këtë artikull do të përpiqemi të listojmë disa nga shenjat më shqetësuese të ndjenjave anti-muslimane që mund të na ndihmojnë të njohim format e ndryshme të shfaqjes së islamofobisë.

Disa nga rastet më të vajtueshëm të islamofobisë janë ato të dhunës publike të kryer ndaj muslimanëve. Sulmet fizike dhe abuzimet verbale kan njohur rritje gjatë dekadës së fundit në Evropën Perëndimore. Aktet vandale ndaj objekteve muslimane si xhamitë dhe varrezat janë gjithashtu tregues tejet shqetësues. Megjithatë, këto akte nuk do të kishin njohur përhapje të tillë në mungesë të kontributit të vazhdueshëm të agjencive mediatike. Stereotipizimi negativ i muslimanëve në televizione, radio dhe gazeta është një nga shkaqet kryesore të akteve të dhunës ndaj muslimanëve. Një mënyrë e mirë për të kuptuar çfarë është e pranueshme dhe çfarë jo është të kryejmë eksperimentin e zëvendësimit të debatit mbi muslimanët me minoritete të tjerë që dikur diskriminoheshin por që sot gëzojnë status më të lartë në shoqëritë perëndimore, ti tillë si hebrenjtë dhe zezakët. Nëse diçka nuk është e pranueshme kur i referohemi grupeve të tjera etnike apo raciale, atëherë ajo nuk duhet të përdoret kur në qendër të debatit janë muslimanët.

Një tjetër shenjë shqetësuese është shtimi i diskursit anti-islam në ligjërime dhe deklaratë të bëra nga njerëz me autoritet, kryesisht liderë politikë dhe qeveritarë. Në retorikën e tyre të zakonshme muslimanët paraqiten si njerëz që parapëlqejnë metodat “terroriste”. Në ligjërimin politik, tema të cilat qoftë edhe në mënyrë implicite pohojnë se muslimanët nuk kanë vullnetin e duhur për të zbatuar ligjet dhe për të jetuar në një mjedis demokratik janë të zakonshme. Fajësimi i emigrantëve, me theks të veçantë tek emigrantët muslimanë, si shkaktarë të gjendjes së vështirë ekonomike dhe papunësisë është gjithashtu një dukuri e zakonshme. Është mëse e qartë se praktika të tilla nuk janë të shëndetshme për bashkëjetesë paqësore. Ndërsa dhuna dhe vandalizmi kundër muslimanëve është një dukuri me pasoja tragjike, është e rëndësishme të kuptojmë se shpesh sjellja e papërgjegjshme e medias dhe politikës shërben si shtysë e fuqishme në këtë drejtim.

Dhuna ndaj muslimanëve nuk është problemi i vetëm. Problemi më i rëndë dhe më i zakonshëm që rrjedh nga islamofobia është diskriminimi gjithëpërfshirës ndaj muslimanëve në shkolla, vendet e punës dhe hapësirën publike. Kundërshtitë publike ndaj kërkesave të muslimanëve për të përfituar nga shërbimet publike si ndërtimi i xhamive dhe qendrave islame, shoqëruar me pandjeshmërinë ndaj nevojave të tyre është gjithashtu një problem shqetësues. Njohja e këtyre formave të shfaqjes së islamofobisë është hapi i parë drejt bashkëjetesës paqësore dhe të sigurt të muslimanëve kryesisht në shoqëritë perëndimore.

Burimi: islamonline.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit