Telefonët janë bërë më të shtrenjtë se kurrë më parë. Flagshipët e Apple, Samsung, Google dhe prodhuesve të tjerë kryesorë tashmë kushtojnë qindra dollarë edhe mijëra në disa raste.
Me mbërritjen e telefonëve me palosje të cilët kanë vlerë mbi 2,000 dollarë, tavani i çmimeve vetëm po rritet.
Ekzistojnë disa arsye pse çmimet po rriten dita ditës sidomos në vitet e fundit. E para është e thjeshtë. Në SHBA flagshipët kushtonin 200 dollarë si pjesë e një kontrate ndërsa kostoja reale fshihej në tarifa mujore.
Tashmë që kontratat kanë marrë fund, çmimet e telefonëve janë të drejtpërdrejta. Kjo shpjegon edhe arsyen pse shkuan në 649 dollarë por nuk është arsyeja e vetme.
Çmimet e telefonëve janë rritur edhe me qindra dollarë të tjerë. Në 2016-ën një telefon i ri Galaxy S7 kushtonte 670 dollarë. Këtë vit Galaxy S10 fillon nga 900 dollarë.
Një tjetër arsye është sepse shitja e tyre është bërë më e vështirë. Sot shumë njerëz kanë një smartfon krahasuar me pak vite më parë dhe njerëzit po i mbajnë për një kohë më të gjatë. Që të ardhurat e tyre të mos bijnë, operatorët kanë vendosur ose të shesin më shumë telefonë ose të shesin telefonë më të shtrenjtë. Shumica e tyre kanë zgjedhur të dytën.
Në disa raste memoria dhe ekranet më të mëdha kanë çuar koston deri në 1,500 dollarë. Madje edhe çmimi bazë është ngritur në 1,000 dollarë nga 649 dollarë pak vite më parë.
Arsyeja e tretë është se kostoja e ndërtimit të telefonëve është rritur. Pjesët e një iPhone 4 në 2010-ën kushtonin 190 dollarë. Pjesët e iPhone XS Max prezantuar vitin e kaluar sipas IHS Markit kushtonin 390 dollarë.