0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Si po e shkatërron axhenda LGBT psikologjinë e sotme

Më të lexuarat

Marsel Cara*

Shkencëtarët si viktimë e dogmave sekso-politike

Karl Jung si dëshmitar i dy luftrave botërore na kishte paralajmëruar për dukurinë e “psikozave masive”. Njerëzit formojnë kolektiva agresivë rreth ideologjive dhe dogmave intolerante që propozojnë të “riformatojnë” llojin njerëzor, të ndërtojnë “njeriun e ri”. Kostot shpesh janë të tmerrshme. Zërat racionalë apo shkencorë injorohen ose sulmohen si konservatorë (ruajtës) të rendit të vjetër që duhet zhdukur pa kompromis. Zëra të rinj pseudo-shkencorë që racionalizojnë marrëzinë bëhen dominantë kulturalisht dhe ligjërisht.

Në Kanada, psikologu Keneth Zucker, shefi i grupit të ekspertëve të Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë mbi cregullimet e identitetit gjinor në manualin DSM-5 (2013), kërkues shkencor në studime gjinore prej 30 vjetësh, pushohet në vitin 2015 si drejtues i Qendrës për Varësi dhe Shëndet Mendor në Toronto…nga ankesat e militantëve politikë “trans”. 500 klinicistë bënë një peticion proteste ndaj politikës që ushtron kontroll ideologjik mbi shkencën por zëri i tyre u injorua nga politikanët “progresivë” pasi Dr. Zucker ishte tashmë stigmatizuar si “transfob”.

Zucker kishte shprehur opinionin e tij klinik, bazuar në studime longtidudinale në Kanada dhe Europë, se 80-88% e fëmijëve apo adoleshentëve që përjetojnë disfori gjinore (ankth tepër të fortë, pakënaqësi dhe diskomort tepër serioz me gjininë e tyre) dhe dëshirojnë të ndërrojnë gjini, arrijnë që gradualisht të pranojnë gjininë e tyre biologjike dhe të vazhdojnë jetën normalisht duke pasur orientim seksual ndaj gjinisë së njëjtë apo të kundërt. Ata duhen ndihmuar me këshillim psikologjik pasi njëkohësisht kanë çrregullime të forta ankthi, depresioni dhe tendenca vetvrasjeje (po aq të përhapura sa edhe në popullata të tjera psikiatrike).

Sipas Zucker, shpesh fëmijët kanë fantazi të zhvilluar, dhe thonë “unë jam dragua”, “unë jam qen”, etj. Të rriturit nuk duhet të ndihmojnë fëmijët të kthehen në reptilë fluturues apo tu japin ushqim për qen. Janë psikologët dhe prindërit që duhet të vlerësojnë fëmijën dhe të marrin vendimin më të mirë për fëmijën. Fëmijët nuk janë të aftë të vendosin diagnoza psikiatrike apo të vendosin cfarë protokolli mjekësor duhet të ndjekin. Shpesh ata kanë shumë probleme psikologjike të cilat kontribuojnë në “fiksimin” e tyre me gjininë. Këta fëmijë duhen trajtuar me dhimbsuri dhe shumë kujdes pasi dëmet nga ndërhyrjet e nxituara hormonale e kirurgjikale janë të pariparueshme.

Ideologjia radikale trans

Militantët trans nuk e pranojnë faktin që shumica e fëmijëve apo adoleshentëve disforikë mund të jenë konfuzë dhe që me ndihmë profesionale mund të qartësohen dhe pajtohen me gjininë e tyre. Përkundrazi, prindërit dhe të gjithë të rriturit (psikologu, pediatri, mësuesit) duhen të “afirmojnë” legjendën e “burgosjes në trupin e gabuar”. Ka pasur raste kur kjo legjendë u është mësuar pa lejen e prindërve fëmijëve në kopësht apo shkolla fillore, duke shkaktuar trauma dhe tronditje tek fëmijë që kanë shprehur frikën tek prindërit e tyre se mos ndryshojnë gjininë pa dëshirën e tyre.

Prindërit shantazhohen me statistika “fiktive” se nëse nuk transformojnë fëmijët e tyre këta të fundit do të vrasin veten. Kur kjo dogmë radikale pseudo-shkencore bëhet politikë apo ligj, atëherë qindra fëmijë bombardohen me hormone për të bllokuar apo devijuar zhvillimin normal biologjik, dhe qindra adoleshentë presin gjinjtë apo peniset/testikujt. Sipas militantëve, fëmijët duhet të jenë të lirë të marrin këtë vendim edhe pa lejen e prindërve, pasi këta të fundit mund të jenë “injorantë”.

Megjithatë edhe pas “tranzicionit biologjik” shumë persona trans nuk clirohen dot nga ankthi, depresioni dhe tentojnë vetvrasjen. Operacionet plastike nuk zëvendësojnë dot këshillimin psikologjik dhe nuk rezultojnë në mirëqënie psikologjike.

Disa trans pendohen dhe duan të rikthehen në gjininë e tyre origjinale, por dëmet e dozave të rënda hormonale dhe ndërhyrjeve kirurgjikale janë të pakorrigjueshme.

Epidemia trans në SHBA

Fatkeqësisht në SHBA dhe tjetërkund po vihet re një “epidemi trans” të rinjsh që pas ekspozimit online apo në televizion të personave të famshëm trans, apo pas kontaktit me moshatarë trans, shprehin disfori gjinore dhe duan të transformohen. Modelet virtuale apo reale jane tepër influencuese në adoleshencën e hershme.

Ka raste kur ndikuesit kryesorë në drejtimin e fëmijëve ndaj transformimit janë të rriturit.

Në një rast një drejtor shkolle u tha prindërve të një djali “feminil” që ngacmohej nga moshatarët se kur do vendosnin “ta bënin vajzë” pasi fëmijët në shkollë ishin të ligj ndaj tij. Problemi nuk ishte ligësia dhe bullizmi por prindërit të cilët nuk e “shpëtonin” djalin dukë e bërë vajzë.

Në një rast tjetër, një nënë me profesion pastore e krishterë ishte shumë e gëzuar të transformonte djalin e saj të bëhej vajzë që më pas do pëlqentë djemtë, pasi kështu nuk do të ishte gay (dmth mëkatar).

Filozofia “liberale” e drejtuesit të shkollës dhe homofobia e e nënës “religjioze”, në mendimin tim në shkallë psikopatike, janë crregullime psikiatrike më vete.

Jo pa arsye, Dr. Michele Cretella, Presidente e Kolegjit Amerikan të Pedriatrisë e ka quajtur ideologjinë ekstremiste trans burim të abuzimit të fëmijëve.

_________________

Autori është psiolog doktorant në La Sapienca Itali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit