-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si pasqyrohet besimi dhe qëndresa në thëniet e Omar Al-Mukhtarit?

Më të lexuarat

THËNIET E OMAR AL-MUKHTARIT

Omar Al-Mukhtari, i njohur si Luani i shkretëtirës, kishte një besim të palëkundur në Zotin e Plotfuqishëm. Thëniet e tij pasqyrojnë guximin, besimin dhe vendosmërinë e tij, të cilën pushtuesi nuk arriti ta thyente, dhe madje edhe armiqtë e tij dëshmuan për këtë. Disa nga thëniet e tij më të famshme janë:

“Ne jemi njerëz që nuk dorëzohemi; fitojmë ose vdesim.”

“Ji i dashur, mos u përkul, pasi mund të mos vijë rasti për të ngritur kokën përsëri.”

“Unë besoj në të drejtën time për liri dhe të drejtën e vendit tim për jetë, dhe ky besim është më i fortë se të gjitha armët e armikut.”

“Vdekja ime nuk është fundi, pas meje do të vijnë breza që do t’ju luftojnë. Sa për mua, jeta ime do të jetë më e gjatë se jeta e xhelatit tim.”

“Kush i shpërblen njerëzit me mashtrim, ata e shpërblejnë atë me tradhti.”

“Armiku mund të na mundë vetëm nëse depërton në moralin tonë, dhe nëse topi më thyen shpatën, gënjeshtra nuk do të ma thyejë të drejtën.”

“Betejat që fiton i vetëm nuk duhet të festohen me ata që të braktisën kur ishe nën goditjet e shpatave.”

“Ne luftojmë sepse duhet të luftojmë në emër të Zotit, për fenë tonë dhe lirinë tonë, derisa t’i dëbojmë pushtuesit ose të vdesim në rrugë, dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta bëjmë këtë.”

“Besomëni, se unë nuk kam qenë kurrë një kafshatë e lehtë për këdo që dëshiron ta gëlltisë, dhe sado që dikush të përpiqet ta ndryshojë besimin, mendimin apo drejtimin tim në jetë, Zoti do ta zhgënjejë atë përherë.”

Kur i thanë Al-Mukhtarit se aeroplanët italianë po fluturonin mbi të, ai u tha atyre: “A janë ata avionë që fluturojnë mbi Fronin e të Mëshirshmit apo nën të?” Ata i thanë: “Nën të.” Al-Mukhtari u përgjigj: “Përderisa ai që është mbi fron është me ne, nuk do të na frikësojë ajo që është nën të.”

“Padrejtësia e bën të shtypurin hero, për sa i përket krimit, autori i tij duhet t’i dridhet zemra, sado që përpiqet dhe pretendon se është i fortë.”

“Kur një njeri lufton me qëllim plaçkitjen dhe përdhunimin, ai mund të pushojë së luftuari edhe nëse i ka armët plot. Atij i shterrohen forcat, por kur një njeri lufton për të mbrojtur besimin dhe atdheun e tij, ai e vazhdon luftën deri në fund.”

Omar Al-Mukhtari – Allahu e mëshiroftë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit