1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si ndodhi vrasja e policit në Skënderaj

Më të lexuarat

Është qëlluar për vdekje një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Skënderaj, teksa ishte jashtë detyrës zyrtare. Bashkë me të, i plagosur ka mbetur edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk është i njohur ende për policinë.

Vrasja, sipas të gjitha gjasave, ka të bëjë me vrasjen e një kandidati për Asamble në Komunën e Skënderajt nga radhët e AAK-së, Bekim Birnixhiku, nga polici tashmë i vdekur, Valon Goxhuli. Edhe pse, policia thotë se për një gjë të tillë është herët për të deklaruar, raporton KTV.

Prapa kamerave, qytetarë që kanë rastisur në vend të ngjarjes, e të cilët panë policin të shtrirë, i kanë thënë KTV-së se vrasja është hakmarrje e pastër.

Në bazë të asaj që dihej deri më sot në opinion, polici akuzohej në Prokurori si vrasës i Bekim Birinxhikut më 2 nëntor 2013, afër Xhamisë pas një mosmarrëveshje midis këtyre dyve.

Në maj të këtij viti, Goxhuli ishte shpallur nga Gjykata Themelore e Mitrovicës i pafajshëm nga akuza për vrasjen e ish-kandidatit për asamblist. Gjykata në fjalë e kishte cilësuar rastin si vetëmbrojtje me nevojë./Koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit