9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

SI M’U LEHTËSUAN DHIMBJET NË ÇAST NGA ALLAHU

Më të lexuarat

Isha i sëmurë 5, 6 vite, grua ime më shërbente, e lus Allahun t’a shpërblen me shpërblimin më të mirë të kësaj dhe botës tjetër.
5 vite të padurueshme.
1 mëngjes rreth orës 3 kisha sulm dhimbjesh. Nuk mund të flej, qaj, familja janë të ulur afër meje, afër shtratit, askush nuk mund të flen. Atëherë më ra ndërmend hadithi i të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur ka thënë për ata 3 që kanë hyrë në shpellë dhe guri ua pat mbyllur shpellën, dhe i flijuan veprat e tyre të mira.
Thashë:
‘Tani do të bëj tregëti me Allahun. Nuk mund të qëndroj më…’

Më kujtohet 1 detaj nga jeta ime. E tërë kjo në mendime, familja nuk më dëgjon.
Them:
‘O Zoti im, nëse e kam bërë atë punë sinqerisht shkaku Yt, të lutem, Ja Rab, largoje prej meje këtë telashe, unë nuk mund të qëndroj më.’

A e dini çka është nanosekonda…
1 pjesë e sekondës, dhe dhimbja u largua!
Flejta!
Kurse ka ndodhur të mos flej 15 ditë… pse?

Dikur moti, ishte 1 grua vetëm, e ve, burri i ka vdekur në luftë, i kishte disa vajza, nuk kanë asgjë.
Më thotë gruaja ime e vyeshme:
‘E pashë se nuk e kanë këtë dhe atë.’
Thashë:
‘Eja. Shkojmë menjëherë.
Bleja dhe jepja, nesër është Bajram.’

E flijova atë vepër (e luta Allahun me atë vepër, nëse e kam bërë për Të) që Allahu t’ma largon telashen.”

(Harmin S.;
Përktheu: F. I. A.)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit