-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si keqtrajtohen gratë muslimane nëpër institucionet publike në Maqedoni!

Më të lexuarat

Të jesh grua, nuk është krim. Të jesh shqiptare, as më pak është krim. Të jesh muslimane, edhe më hiq nuk është krim. Por, të jesh femër, shqiptare dhe muslimane na qenka krim?!

Vallë, deri kur do mendojnë se femrat shqiptare muslimane, gjegjësisht, femrat shqiptare, muslimane dhe të mbuluara (me shami) janë “injorante”, “të pa edukuara”, dhe “që heshtin” ndaj padrejtësive që u bëhen?! Deri kur?!

Jo, jo! Ka marrë fund ajo kohë. Vdiqën ata femra dhe ata gra. Sepse, padrejtësitë eskalojnë çdo normë normale, çdo ditë e më tepër. A do lejojmë që secilit që i kujtohet të na i thyejë të drejtat tona?! A do lejojmë që secilit që i kujtohet të sillet me jo respekt ndaj nesh?! A do lejojmë që edhe më tej secili që dëshiron të luajë me identitetin dhe integritetin tonë?! Turp na qoftë nëse e lejojmë këtë gjë!

Po nuk flas kot! Flas në bazë të asaj se si sillen të tjerët ndaj femrës shqiptare, muslimane dhe me mbulesë! Sepse, po i ndodhi njërës nga ne, atëherë medoemos që i ka ndodhur edhe tjetrës, e që nga heshtja e vazhdueshme, vazhdojnë edhe rastet e këtilla.

Po këta të mjerë, që punojnë nëpër institucionet publike, e tani është fjala për spitalet, duhet të edukohen që në fillim rreth asaj se si duhet të sillesh me pacientin dhe se mu ata (mjekët, ndihmësit teknik dhe motrat medicinale) e kanë dhënë betimin e Hipokratit….ose ndoshta kur e kanë dhënë këtë betim kanë thënë “japim betimin e hipokritit”, pasi që mu ashtu sillen…

Mbase kjo ngjall reagim sot, në shekullin e XXI, atëherë kush e di se sa raste të këtilla ka pasur edhe ka! Me fjalë të shkurtra:

Shkon femra shqiptare muslimane, e mbuluar, të bëjë tomografi kompjuterike, në Spitalin e Qytetit të Shkupit, e që si teknolog gjendet mashkull i palës maqedone (edhe pse nuk ka rëndësi cili etnitet ka qenë, kryesorja burrë), dhe dy mjeke që gjinden në dhomën tjetër. Teknologu i thotë pacientes në fjalë, që të zhveshë bluzën dhe të qëndrojë vetëm në maicë, gjersa ajo vetëm një pjesë të krahut duhet ta inçizojë. Kur pacientja reagon, në mënyrën më të mirë të mundshme, për të patur si teknolog një femër, pasi që rregullat fetare nuk ia lejojnë që të zhvishet përpara një mashkulli, një herë i thuhet, se po pa problem do gjejnë, ndërsa pas pritjes në dhomën e inçizimit, teknologu mashkull i drejtohet: “Teknolog fëmër nuk ka. Nëse do unë të jem mirë, e nëse nuk dëshiron mund të dalësh, ke tre dyer prej këtu, të shkosh të gjesh femër, duke ia treguar derën me kryelartësi”…Injorancë! Idiotizëm! Poshtërsi! Diskriminim! Keqtrajtim! Përbuzje!…

O shqiptarë a flini?! Gjersa femrat, gratë, nënat, motrat, bijat e juaja të ndershme dikush i keqtrajton, Ju ende po flini?! Turp! Sa turp?1 Gjersa merreni me politikë, a nuk është më mirë të merreni me të drejtën e trajtimit fer dhe korrekt të femrave shqiptare muslimane dhe të mbuluara! Heshtni Ju dhe vetëm heshtni! Fleni dhe vazhdoni të fleni! Gjersa ndaj grave dhe bijave tuaja ushtrohet lloj dhune!

E nëse bie rasti, që dikush të ushtrojë edhe keqpërdorim tjetër në këto spitale ndaj grave, bijave dhe nënave tuaja, mos habiteni! Sepse situatat e këtilla tregojnë se duhet të ndërmerret diçka, me qëllim që të parandalohen pasojat e padëshiruara! E nëse nuk i parandalojmë do na e hanë kryet këta të pa moralshëm dhe të pa ndërgjegjshëm!

Vazhdoni fleni! Ndërsa, ne gratë do të luftojmë vetë për të drejtat tona! Turp i madh!

Dhe përsëri do të them: Nëse i ka ndodhur njërës nga ne, do t’i ndodhë ose i ndodh edhe tjetrës nga ne!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit