1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si ka ndryshuar Gjermania në gjashtë muajt e luftës në Ukrainë?

Më të lexuarat

Lufta në Ukrainë, e nisur para gjashtë muajve, ka ndryshuar shumë edhe qëndrimin e Gjermanisë. Qëndrimet gjermane kanë ndryshuar në shumë aspekte, të sigurisë, në politikë dhe ekonomi.

Ndonjëherë ndryshimet e mëdha mund të shihen në gjërat e vogla.

Për shembull, një klip 30 sekonda në YouTube, videoja e parë promovuese e Bundeswehrit në pesë vjet, u publikua në fillim të gushtit.

Në 17 sekondat e para sheh ushtarë me uniformë në situata të përditshme: duke luajtur me fëmijët e tyre, duke blerë një gazetë në kioskë, duke ecur nëpër qytet.

Vetëm në 13 sekondat e fundit theksohet roli i ushtarit në stilin top-gun me imazhe të avionëve luftarakë në manovra fluturimi të rrezikshëm, anije luftarake në det të hapur, ushtarë që dalin nga helikopterët – nën moton: “Ne mbrojmë Gjermaninë”.

Dy luftëra botërore dhe dy diktatura në shekullin e 20-të shkaktuan një mosbesim të thellë ndaj gjithçkaje ushtarake në Gjermani. Uniformat nuk kanë qenë pjesë e skenës në rrugë. Fakti që ushtarët me uniformë portretizohen si një fenomen krejtësisht normal mund të lexohet si një shenjë e një ndryshimi tektonik: si rezultat i luftës në Ukrainë, Gjermania bën paqen e saj me ushtrinë – dhe po përgatitet për konflikte të mundshme.

“Pika kthese” dhe premtime të mëdha

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përgatiti terrenin për ndryshime dhe ate vetëm tre ditë pas agresionit rus në Ukrainë.

Më 27 shkurt ai mbajti një fjalim që mund të quhet si “pikë kthese”, kur konstatoi: Bundeswehri (ushtrira gjermane), i cili është lënë pas dore për dekada të tëra, duhet të vihet sërish në qendër të vëmendjes.

Ai kërkoi krijimin e një fondi prej 100 miliardë eurosh për armatimin dhe përgatitjen më të mirë të ushtrisë gjermane.

Ajo që kërkohej në NATO prej vitit 2014 – si reagim ndaj aneksimit rus të Krimesë – që të ndahen të paktën dy përqind të Prodhimit Kombëtar Bruto për nevojat e mbrojtjes, do të realizohet në të ardhmen.

E kjo e bëri buxhetin e armatimit të Gjermanisë më të madhin në Evropë.

Kancelari premtoi se do të mbronte çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Gjashtë muaj më vonë, eksperti amerikan Josef Braml deklaroi për Deutsche Wellen se “Fjala ‘Kthesë’ tërhoqi vëmendjen e Uashingtonit. Dhe qeveria gjermane vërtet e bëri këtë. Ajo që u ka pëlqyer veçanërisht amerikanëve është se Gjermania po investon një pjesë të madhe të shumës në Lockheed Martin dhe blen avionë luftarakë F35. Kjo është zgjidhje shumë e shtrenjtë. Në këtë mënyrë ne do të jemi të fiksuar dhe të varur për dekada nga teknologjia amerikane.” /dw/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit